Agjencia Zhurnal.mk

Kjo është skuadra që i ka mposhtur të katër finalistët e Evropës këtë sezon (FOTO)

Për herë të parë në histori, katër skuadra nga një ligë kanë siguruar finalet në dy top-garat evropiane, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Liverpooli e Tottenhami do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa Chelsea e Arsenali në Ligën e Evropës.

Përpos kësaj, interesante është edhe fakti që të gjithë finalistët në Evropë janë mposhtur nga Wolverhampton Wanderersi në sezonin aktual.

Skuadra e Premier Ligës i ka mposhtur Tottenhamin, Chelsean e Arsenalin në ligë, ndërsa Liverpoolin në FA Cup.

E veçanta tjetër është se ai që pritet të fitojë titullin në Premier Ligë, Manchester City, nuk përfshihet në këtë katërshe.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...