Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe gruaja e tij Ariana tash e 1 vit janë bërë prindër për herë të katërt të një vajze.
Vajza festoi ditëlindjen disa ditë më parë.
Ariana ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një video të vajzës, Ana ka të veshur një fustan shumë të bukur dhe ka të kapur flokët me një bishtaleca të vogël.
Ajo është duke u mbajtur në dritare duke u munduar të ecë, ndërsa thotë mama.
Ariana dhe Ermali organizuan disa ditë më parë ditëlindjen e vajzës kështu duke bërë një festë të madhe me familjarë dhe shumë miq.
Zhurnal Ads
Zhurnal Ads