Klaus Gjasula pensionohet nga Kombëtarja e Shqipërisë

nga D V

Mesfushori 34-vjeçar, Klaus Gjasula ka vendosur të pensionohet nga Kombëtarja e Shqipërisë pas paraqitjet së tij në Kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’.

Kombëtarja Kuqezi ka filluar një rinovim të ekipit me disa nga lojtarët e ‘vjetër’ që veçse po konfirmojnë pensionimin e tyre me fanellën e Shqipërisë.

Pas sulmuesit Sokol Cikalleshi, edhe mesfushori Gjasula ka vendosur t’i jap fund aventurës me kombëtaren kuqezi.

Është vet faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), e cila ka konfirmuar pensionimin e Gjasulës me fanellën e kombëtares.

“Klaus Gjasula, pas Euro2024, ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe FSHF e falënderon pafundësisht mesfushorin për kontributin e dhënë në fushë dhe jashtë saj”.

“Klausi gjithmonë ka qenë një shembull në Kombëtare me angazhimin dhe sjelljen e tij. Faleminderit luftëtar!”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More