Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Klima e investimeve në Kosovë nga perspektiva e investitorëve evropianë

Zgjedhjet e shpeshta e pasiguria politike në vend nuk është mesazh i mirë për investitorët e huaj, pra janë gjëra që nuk çojnë mesazh të duhur.

Kështu deklaroi Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, në “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.

Ai mes tjerash sqaroi për fushëveprimin e këtij këshilli, ku sikundër theksoi ai, në aspektin statutor kemi, në fakt Këshilli ka vendosur që para dy vjetësh që të ketë të ketë një “Libër të bardhë”, që do të botohet në baza vjetore e që tani është edicionin e dytë që do të botohet në fund të kkëtij viti, ku burimet e gjetura këtu vijnë nga vetë investitorët e huaj që kemi në vendin tonë.

“Duhet cekur se në Këshill kemi investitorë më seriozë në vendin tonë ku tani janë 7 sektorë që janë përfshirë në libër por që të gjeturat dhe rekomandimet vijnë nga vetë ata, ku ata gjejnë pengesat dhe rrugëzgjidhje të ndryshme”, deklaroi Ujkani.

Më tej ai foli për përmbajtjen e libirt, që sipas tij në libër janë 33 rekomandime të nxjerra nga vetë ata, ku arritshmëria e rekomandimeve të tyre është shumë e vogël, përmes së cilës vërehet qartazi klima e investimeve në Kosovë.

“Por e dhimbshme është kur institucionet vendore e marrin me aq lehtësi këto rekomandime”, u shpreh Ujkani.

Tutje ai stigamtizoi insitutcionet vendore, që sipas mendimit të tij ironia këtu qëndron te pandemia politike, e cila vërtetë e rëndon më shumë klimen e investimeve në vend dhe nëse kjo gjendje vazhdon edhe më tej, atëhreë edhe këta mund të vijnë në një situatë që të largohen nga vendi, shkaktuar nga mosveprimi politik i institucioneve shtetërore.

Ai për ta konkretizuar neglizhencën e institucioneve vendore mori shembull një ligj bazik, sikundër është fjala për ligjin për nënshkrimin elektronike, që rrethanat e sotme e kanë determinuar një gjë të tillë si të domosdoshme, që ende po neglizhohet.

“Por duhet të kihet parasuysh që përfitimet nga fondi evropian 2021-2027 do të jetë mbi bazën e një lloj meritokracie, që thënë ndryhse, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punijnë ma tepër për t amerituar një investim të tillë, ndërkohë që veni ynë po eanashkalon me lehtësi, kurse vendet e rajonit vetëm sa janë moblizuar me të madhe në këtë drejtim”, deklaroi në fund Ujkani./RTKLive

Postime të ngjashme

Sllovakia pranon dozat e para të vaksinës ruse

T E

Orban kërcënon të nxjerrë partinë e tij nga grupi i Partisë Popullore Evropiane

T E

Mbi 300 të nominuar për Çmimin Nobel për Paqe

T E

Komunës së Tuzit i lehtësohen masat kundër pandemisë

T E

Në Afrikë nis vaksinimi masiv përmes COVAX-it

T E

Sondazhi në Rusi: 64% e popullsisë beson se koronavirusi është një armë biologjike!

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...