Agjencia Zhurnal.mk

Klinika e Hematologjisë: Për pacientët me sëmundje të rralla terapia sigurohet në kohë

Shkup, 21 prill, zhurnal.mk – Klinika Universitare e Hematologjisë kumtoi se gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga përhapja e KOVID-19, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë masa të posaçme që pacientët me sëmundje të rralla me kohë të marrin terapi, dhe në të njëjtën kohë të mbrohen maksimalisht nga ekspozimi i mundshëm ndaj virusit.

Pacientëve me sëmundje të rralla të cilët mjekohen me terapi orale, sqarojnë nga Klinika, menjëherë u janë ndarë, në kushte të veçanta pune, sasi të tre muajve të ilaçeve dhe udhëzime për kontrolle gjatë kësaj periudhe përmes aplikacioneve digjitale.

Nga kjo Klinikë theksojnë se pacientët me sëmundjen Goshe, që marrin terapi venoze me enzimë, janë informuar se kur të organizohen kushte optimale për aplikim, me rrezik të ekspozimit ndaj KOVID-19 të barabartë me pothuajse zero, do të thirren për terapi pasuese.

Kjo pikëpamje u soll me qëllim të mbrojtjes maksimale, bazuar në rekomandimet e ekspertëve botëror, pa u rrënuar trajtimi i sëmundjes themelore. Disa nga pacientët me sëmundjen Goshe, morën terapi javën e kaluar në përputhje me të gjitha protokollet e sigurisë dhe të tjetër do ta marrin atë në dy ditët e ardhshme. Ne u bëjmë thirrje pacientëve tanë dhe gjithë publikut që të na mbështesin në luftën e përbashkët për të ruajtur shëndetin e qytetarëve tanë, dhe jo pa nevojë të krijohet panik dhe frikë me dezinformata. E patjetërsueshme është të jemi të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm dhe t’i besohet sistemin publik shëndetësor”, qëndron në kumtesën nga Klinika e Hematologjisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...