Agjencia Zhurnal.mk

Klinika Gjinekologjike: Për 5 ditë kanë vdekur 5 foshnje të lindura para kohe, mes tyre dhe trenjakë

Shkup, 15 prill – Zhurnal.mk – Në Klinikën Gjinekologjike në Shkup, nga data 9 deri më 13 prill, kanë vdekur pesë foshnje të lindura para kohe, me peshë jashtëzakonisht të vogël, dhe shumë pak të zhvilluara, informon Zhurnal.

Nga Klinika Gjinekologjike dhe Akusheri bëjnë të ditur se në javët e fundit është rritur numri i lindjeve të parakohshme. Nga data 9 deri më 13 prill kanë ndëruar jetë pesë foshnje.

“Shtatzënia edhe në rrethana normale ndjeket me oscilacione në emocione, shpesh me ndjeshmëri të rritur dhe nervozë, ndërsa ishte e pritshme që covid 19 të shkaktojë brengosje tek gratë shtatzëne. Përshkak kësaj, nuk përjashtohet që gjendja psikologjike tek gratë shtatzëne të ket ndikim tek numri më i madh i lindjeve të parakohshme”, thonë nga Gjinekologjia.

Më 6 prill gjatë natës, një grua shtatzëne për herë të parë, madje me trenjakë, me urgjencë është transportuar nga Tetova në Shkup, përshkak lindjes së parakohshme. Nga Gjinekologjia informojnë se bëhet fjalë për shtatzëni me rrezikshmëri të lartë dhe njëra prej foshnjeve ka pasur ngecje në rritje. Tek e ëma ka patur infektim urinar. Pacientja ka lindur me prerje cezariane, ndërsa foshnjat kanë qenë në gjendje të rëndë. Njëra foshnje 740 gram, njëra 1340 gram, ndërsa njëra 1160 gram. Të gjithë menjëherë janë vendosur në intubacion. Mirëpo për fat të keq, përshkak mos pjekurisë së mjaftueshme të foshnjave, që të tre foshnjat, njëra më 9 prill, tjetra më 11 prill dhe e fundit më 13 prill, që të gjitha kanë ndëruar jetë. Lehona është testuar dhe ka rezultuar negativ ndaj Covid 19.

Gjithashtu në Klinikën Gjinekologjike kanë ndëruar jetë edhe një foshnje gjashtë ditëshe, si dhe një tjetër nga Strumica e cila me in vitro shtatzëni, kishte patur bineqë, ka linndur më 9 prill, mirëpo në javën e 26. Njëra prej foshnjeve ka lindur vetëm 790 gram, ndërsa tjetra e vdekur.

Nga GJinekologjia apelojnë që femrat shtatzëne gjatë periudhës së Covid 19, me qetësi dhe pa panikë të përgatiten për lindjen e tyre të suksesshme. Nëse u nevojitet mbështetje psikologjike të lajmërohen në numrin 078378766.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...