Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Klinika për veshë, hundë dhe fyt shndërrohet në Kovid qendër, pranohet pacienti i parë

Shkup, 20 nëntor – Zhurnal.mk – Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, sot vizitoi dhe njoftoi se Klinika për sëmundje të syve, veshëve dhe hundëve, nga tani do të shndërrohet në klinikë për trajtimin e pacientëve të prekur me Covid, informon Zhurnal.

“I gjithë sistemi shëndetësor është koordinuar dhe po konsultohet me të gjitha shtëpitë shëndetësore publike. Në të gjitha shtëpitë shëndetësore punon kuadër ekspert mjekësor. Punonjësit shëndetësor janë të lodhur, por ato nuk dorëzohen dhe japin maksimumin në trajtimin e pacientëve” tha Filipçe.

Në Kovid qendrën e re në Klinikën për veshë hundë dhe fyt, tanimë është pranuar pacienti i parë, ndërsa kjo klinikë ka vend vetëm për 23 shtretër. Klinika është e gatshme të ndihmojë me mbështetje të oksigjenit.

Hapi i radhës është rritja e kapaciteteve me 50 shtretër për pacientë me Kovid dhe në Klinikën për veshë, hundë dhe fyt. Ditëve në vijim pritet të jetë krejtësisht e gatshme kjo klinikë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...