Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Klopp ankohet pas humbjes së Liverpoolit: A po talleni me ne? I merituam 2 penallti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka këmbëngulur se skuadrës së tij është dashur t’i jepeshin dy penallti në humbjen 1:0 kundër Southampton në Premierligë.

Klopp po ashtu e mbrojti sulmuesin e vet Sadio Mane, duke thënë se senegalezi nuk është mashtrues dhe se gjyqtari është dashur të jepte penallti në favor të tij.

Të kuqtë pësuan disfatë 1:0 falë një goli të hershëm të Danny Ings, duke i dhënë mundësi Manchester Unitedit ta marrë primatin në garë për titull.

Liverpooli ofroi pak në sulm gjatë ndeshjes së hënës mbrëma, por u ankua për dy penallti të cilat nuk iu dhanë as pas rishikimit të rasteve në VAR.

Në njërin rast, gjuajtja e Georginio Wijnaldum e goditi dorën e kundërshtarit, ndërsa tjetri rast ishte një ndërhyrje e Kyle Walker-Peters ndaj Manes.

“Situata më e qartë ishte kur Mane e kishte topin. Kushdo që përsëri thotë se Sadio Mane simulon është shakaxhiu më i madh në botë. Mane përpiqet të qëndrojë në këmbë. Ishin dy raste në të cilat ekipet e tjera do të fitonin penallti”, tha Klopp.

“Pastaj prekja e topit me dorë, nuk e di se kush do të ma shpjegoj këtë mua”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Juventusi përgatit ofertën për Manuel Locatellin!

Z H

Pogba mungon edhe ndaj Chelsea-t, por Solskjaer rikuperon tre të tjerë!

Z H

Shqiptari firmos kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman

Z H

Man.Utd – Milan, super derbi i Europa Ligës

Z H

Milan, Pioli ka gati skemën e re, ja formacioni i ri i Milanit

Z H

Babai i portierit Alisson Becker vdes tragjikisht në një liqen në Brazil

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...