Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Klopp e vlerëson lartë zëvendësuesin e Van Dijk dhe tregon se 12 klube e kërkonin atë në verë: Ai është një përbindësh

Zhurnal Ads

Nathaniel Phillips më në fund ka debutuar në Ligën Premier me fanellën e Liverpoolit.

Qendërmbrojtësi anglez luajti 90 minuta në fitoren e The Reds 2-1 ndaj West Ham dhe ai ka shkëlqyer në këtë takim.

Pas lëndimit të qendërmbrojtësit Virgil Van Dijk, Phillips ka zënë vendin e holandezit në qendër të mbrojtjes.

E paraqitja e tij ndaj West Ham e ka impresionuar trajnerin gjerman Jurgen Klopp, që nuk i ka kursyer lëvdatat për të.

“Phillips është një djalë i shkëlqyer, i zgjuar, inteligjent”, tha fillimisht Klopp.

“Ai është një përbindësh në ajër, i pëlqejnë sfidat dhe ndaj West Ham ishte i pabesueshëm”, tha Klopp për mbrojtësin anglez.

Klopp më tej ka zbuluar se për 23-vjeçarin interesoheshin 12 klube angleze dhe se nuk e kishte problem nëse do të largohej.

Por për disa arsyeje largimi i tij nuk ndodhi edhe pse Phillipsit i skadon kontrata në verën e vitit 2021.

“12 klube e donin, nuk e kisha problem nëse do të largohej, por nuk funksionoi diçka dhe ai mbeti. E ndaj West Ham, Phillips ishte personi i duhur për të luajtur dhe e bëri atë në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Klopp.

Phillips edicionin e kaluar ishte i huazuar në Gjermani te Stuttgart, por duket se pas paraqitjes ndaj West Ham, The Reds do t’i ofrojnë kontratë të re për ta mbajtur në Anfield.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

City i gatshëm që t’i ofrojnë Messit kontratë 10-vjeçare, e do edhe për ambasador

E.E.

Paul Pogba ngjit Manchester United në krye, +3 nga Liverpooli

Z H

Celta Vigo ndan rrugët me trajnerin Oscar Garcia

S.B.

Shkëmbimi Brozovic-Paredes dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar

E.E.

Sot derbi mes City dhe United

Z H

Sanchez ka humbur 8 nga 12 penalltitë e fundit

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...