Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Klopp i kënaqur me paraqitjen e Shaqirit ndaj Manchester Unitedit

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp ka vlerësuar ka vlerësuar lart paraqitjen e Xherdan Shaqirit në ndeshjen e tij startuese në derbin ndaj Manchester Unitedit, që përfundoi pa gola.

Shaqiri luajti prej fillimit në këtë ndeshje, që ishte e para që nga muaji dhjetor i vitit 2019 te Liverpooli. 29-vjeçari në vitin 2020 kishte disa probleme me lëndime që ia pamundësuan të luante te skuadra angleze. Futbollisti i Përfaqësueses së Zvicrës luajti për 76-të minuta në derbi dhe mori lëvdata. Për Shaqirin kjo ishte paraqitja jubilare, e 50-a me fanellën e ekipit anglez. Trajneri Klopp në faqen zyrtare të klubit pati vetëm fjalë të mira për sulmuesin e krahut.

“Shaqiri është vërtet në një formë të mirë. Ai ndoshta do të mund të luante më gjatë në këtë ndeshje, mirëpo nuk isha i sigurt për këtë për shkak të lëndimeve në të cilat ka kaluar. Ai ka pasur një paraqitje vërtet të mirë, sidomos në pjesën e parë të ndeshjes. Jam i lumtur për të pasi kishte një paraqitje shumë të mirë”, deklaroi Klopp.

Shaqiri këtë sezon me Liverpoolin, në nëntë ndeshje në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tri asistime.

Postime të ngjashme

Konfirmohet dueli Fury – Joshua

Z H

Mësohet sa ka ofruar Interi për kontratën e re me Barrella

Z H

Buzëqesh Milani, ky është vendimi i Calhanoglut

Z H

ZYRTARE/ Juventusi blen përfundimisht kartonin e McKennie ng Schalke 04

Z H

Daja: Na penalizoi gjëndja e fushës, Apolonia nuk vodhi asgjë!

Z H

Vazhdoi seria e fitoreve të Cityt, triumfoi ndaj Wolverhamptonit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...