Sport

Klopp: Një paraqitje për të cilën kishim nevojë

Zhurnal Ads

Jurgen Klopp e ka lavdëruar Liverpoolin për paraqitjen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, në sfidën që e fituan me rezultat 5-0.

Diogo Jota shënoi het-trik në Bergamo, ndërsa Mohamed Salah dhe Saido Mane hynë në listën e golashënuesve.

“Ishte një paraqitje për të cilën kishim nevojë. Djemtë e mi bënë një lojë të mrekullueshme, mbrojtja dhe sulmi ishin të jashtëzakonshëm”.

“Organizimi në mesfushë, dëshira, zgjuarsia. Top nivel, vija e fundit bënte presion duke e ditur për kërcënimin që mund të shkaktojë Atalanta”.

“E fiton një ndeshje 5-0, mund të shënosh gola të tjerë, por portieri ynë u desh t’i bënte tri pritje të klasit botëror. Në përgjithësi, ndeshje shumë e mirë”, ka theksuar Klopp për BT Sport.

Liverpool është në krye të Grupit D me nëntë pikë nga tri ndeshje, ndërsa ndiqet nga Atalanta dhe Ajaxi me nga katër pikë dhe Midtjyllandi që ndodhet në fund të grupit pa pikë.

Postime të ngjashme

Mourinho tregon kur do të debutojë Gareth Bale

admin

Ronaldo rezulton pozitiv me Covid-19

admin

Eriksen: Pyesni Conten pse nuk po luaj, kam blerë shtëpi dhe dua ta përfundoj karrierën te Odense

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...