Klopp për Salah: Çfarë lojtari, goli ishte klas i pastër botëror

Jurgen Klopp e ka duartrokitur golin e jashtëzakonshëm të Mohamed Salahut në ndeshjen e të dielës kundër Manchester City.

Kryendeshja e kësaj jave në Ligën Premier ndërmjet Liverpoolit dhe Citizens në Anfield u mbyll me rezultat të barabartë (2-2), ku u shënuan disa gola të bukur.

Por, ajo që bëri egjiptiani ishte më e veçantë. Ai i kaloi disa futbollistë të Cityt para se ta nënshtronte edhe portierin Ederson.

“Nuk është goli i parë që (Salah) e shënon në këtë mënyrë. Mendoj se kundër Napolit dhe Tottenhamit ishin gola të ngjashëm, por është klas i pastër botëror, çfarë lojtari”.

“Ai e ndërtoi për mrekulli edhe golin e parë për Sadio (Mane) dhe ishte po ashtu një gol i bukur”, ka deklaruar Klopp për BBC Radio 5Live.

Related posts

Cristiano Ronaldo arrin në stërvitjen e Manchester Utd me veturën e tij 140 mijë euroshe të markës ‘Lamborghini’

D V

Nagelsmann i bindur: Lewandowski do ta fitojë ‘Topin e Artë’, është në formë konstante që tri vite

D V

Pro Evolution Soccer vjen me emër të ri, mënyra të reja, stil të ri dhe do të jetë falas për tu luajtur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More