Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Klopp: Po të isha njeri i mençur, do të largohesha gjatë verës

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se po të kishte qenë vërtet i mençur, është dashur të dorëhiqej nga klubi gjatë verës.

“Po të kisha qenë person vërtet i mençur, është dashur të largohesha në verë. Njerëzit do të kishin thënë vetëm gjera pozitive, por fatkeqësisht nuk jam aq i mençur”.

“Kur kam thënë se nuk ka rëndësi çfarë thonë njerëzit kur vjen, por kur largohesh, i jam referuar asaj kur jam larguar nga Dortmundi, sepse njerëzit ishin pozitivë kur shkova dhe ishin pozitivë kur u largova”, ka deklaruar Klopp në një konferencë për shtyp, transmeton Tribal Football.

Strategu gjerman e mori drejtimin e Liverpoolit në vitin 2015 dhe e riktheu atë në një forcë të futbollit anglez dhe evropian.

Në sezonin 2018/2019 e fitoi Ligën e Kampionëve, për të vazhduar me Kupën e Botës për Klube dhe pastaj Superkupën e Evropës.

Ndërsa në edicionin 2019/2020, nën drejtimin e tij, Liverpooli e fitoi titullin e Ligës Premier për herë të parë pas tri dekadash. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Tuchel i lumtur me kalimin në gjysmëfinale

Z H

Gattuso drejt Fiorentinës, Napoli studion dy alternativa për stolin

Z H

Dënohet gjyqtari që nuk e pranoi golin e Ronaldos kundër Serbisë

Z H

Ndizet gara në Kupën e Shqipërisë, sot përcaktohen finalistet

Z H

Mbrojtësi i Bayern Munich pas eliminimit: Shpresojë që PSG ta fitojë Ligën e Kampionëve!

Z H

Martohen dy gjyqtarët e famshëm, Howard Webb dhe Bibiana Steinhaus

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...