KLP pezullon nga detyra prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota

Me 10 vota pro (në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi), Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë vendimin të pezullojë nga detyra prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota, për shkak të masës së sigurisë personale “arrest me burg”, respektivisht “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

 

Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Bisedat intensive në telefon të të afërmve të një të riu që u kap me një cigare hashash, por që rezultuan se ishin nën përgjim i kanë kushtuar karrierën dhe lirinë prokurorit Edmond Karriqi. Përgjimet tregojnë se si Karriqi, katër muaj mbasi u caktua nga KLP në detyrën e Kryeprokurorit të Kukësit, nisi negociatat dhe bisedat përmes shoferit të tij, Isuf Gega, po ashtu nën hetim dhe nën gjendje arresti dhe nën ndërmjetësimin e të afërmve rezulton se u pagua me 2 mijë euro.

Përgjimet tregojnë se e gjitha kjo ndodhi dhjetorin e 2019 teksa SPAK ishte nën gjurmim te një çështjeje tjetër, po ashtu nën hetim sekret. Hetimet tregojnë se prokurori u pagua në shtëpinë e tij, që e ka në qytetin e Kavajës, ndërkohë të afërmit shfaqen të gëzuar në telefon e thonë se paguam, e ku parashikojnë se së shpejti ai do dalë për të afërmin e tyre, që rezulton se qëndroi në paraburgim vetëm 15 ditë dhe më pas fitoi lirinë nga Gjykata e Kukësit.

Prokurori i Vlorës, Maksim Sota është arrestuar në kuadër të operacionit në 4 shtete nga SPAK dhe Antimafia italiane. Masa ndaj tij është “Arrest shtëpie” për shpërdorim detyre.

Gjithashtu edhe ish-oficeri i policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar edhe në kohën e Tahirit është arrestuar bashkë me shefin e sektorit të trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme, Ilir Balla për “shpërdorim detyre” dhe ndodhet në “Arrest shtëpie”.

Festim Lelaj, ish-nënkomisar i policisë së Vlorës është arrestuar në 2017-ën për trafikimin e 2.5 ton kanabis. Vetëm pak javë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg, por ai do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar./tch

Related posts

Vendimet e para të qeverive “Rama 1, 2 dhe 3”, nga ndalimi i plehrave tek Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

D V

Temperatura deri në 43 gradë; Ja kur pritet të largohet i nxehti Afrikan

D V

Enkelejd Alibeaj: Skemë kriminale me mbetjet

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com