Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

“Klub nate” para Qeverisë, muzikantët dhe hotelierët kërkojnë takim me Zaevin të premten

Shkup, 7 tetor – Artistët e estradës, pronarë të restoranteve, klubeve të natës, foto-studiove dhe këndeve të fëmijëve, me kafene të improvizuara protestuan para qeverisë.

Ata kërkojnë urgjentisht të marrin ndihmë financiare nga shteti dhe të hapin plotësisht të gjithë sektorët, sepse disa prej tyre nuk kanë funksionuar për më shumë se shtatë muaj.

Ata presin që Qeveria t’i thërrasë ata në dy ditët e ardhshme që t’i dorëzojnë kërkesat e tyre, dhe nëse nuk gjejnë mirëkuptim, ata paralajmëruan një protestë të re më masive më 11 Tetor.

Duke lëshuar muzikë nga një klub i improvizuar nate para Qeverisë, qindra muzikantë dhe hotelierë dolën në protestë të qetë, duke kërkuar nga përfaqësuesit e Qeverisë t’i rishqyrtojnë protokollet për punën e tyre, sepse siç thonë, pikërisht ata kanë qenë më të prekur nga korona-kriza.

“Ne kërkuam takim urgjent me përfaqësuesit e pushtetit. Ishte një kërkesë me nënshkrim dhe vulë nga më shumë klube të natës, por ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Prandaj, tani u mblodhëm këtu që të kërkojmë takim ku do t’i paraqesim kërkesat tona, e ato janë: sjellje urgjente e një pakoje masash financiare në formë të granteve me të cilën do t’i servisojmë borxhet tona që u krijuan gjatë periudhës së kaluar dhe miratim i përbashkët i protokolleve, sipas të cilave do të punonim dhe dalëngadalë ta kthenim situatën në normalë”, deklaroi Goran Arsovski – Përfaqësues i Klubeve të natës. 

Edhe punëtorët e dasmave kërkojnë sa më shpejt që është e mundur të sillet protokoll për dasma dhe festa familjare. 

“Protokolli në vendet fqinje parashohin distancë, kushte të mëdha sanitare dhe higjienike, numër të reduktuar të mysafirëve në tavolinë, është lejuar të ketë performanca muzikore, kurse numri i mysafirëve përcaktohet në pajtueshmëri me kapacitetin. Asnjë çift martesor nuk ka vendosur sot që të bëjë dasmë nesër me 200 të ftuar”, u shpreh Ekrem Mimishi – Përfaqësues i punëtorëve të dasmave.

Puna e klubeve të natës ishte ndërprerë më 14 mars të këtij viti, me dispozitë qeveritare me fuqi të ligjit, kurse derisa nuk punonim nuk kanë marrë asnjë mbështetje financiare nga shteti. 

Vetëm me pakon e parë ekonomik morën ndihmë prej 14.500 denarëve për pagesë të rrogave të të punësuarve të tyre, por vetëm për muajt prill, maj dhe qershor. Pas kërkesës së organizatorëve – brenda dy ditëve të takohen me kryeministrin, nga Qeveria u përgjigjën se nga Kabineti i Zaevit i kanë ftuar për takim të premten. Ndryshe, në seancën qeveritare që u mbajt të dielën, janë sjellë vendime të ndalohen muzikantët, grupet muzikore dhe DJ në objektet hotelierike, është kufizuar zhurma brenda lokalit, pastaj në një tavolinë mund të ulen vetëm nga 4 persona, kurse tërësisht është ndaluar puna e klubeve të natës dhe diskotekave.

Postime të ngjashme

Opozita kritikon Bujar Osmanin për diplomacinë ekonomike të Maqedonisë së Veriut

R Zh

Reklamat e qeverisë vënë në pikëpyetje lirinë e shprehjes

R Zh

Prof.dr. Vetoni Latifi sjell librin e tij më të ri mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare

R Zh

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...