Tashmë është zbuluar lista prej 20 klubeve që kanë shpenzuar më së shumti para në botën e futbollit gjatë dekadës së fundit.
Gjatë viteve, klubet e Ligës Premier shpeshherë kanë shpenzuar shuma të mëdha parash në përpjekje për të joshur disa nga lojtarët më të mirë në botë që të transferohen në Angli.
Sidoqoftë, kohëve të fundit, rritja e Superligës së Arabisë iu ka dhënë një goditje të madhe klubeve angleze.
Emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante, Roberto Firmino, Neymar dhe Riyad Mahrez, që të gjithë janë joshur nga kontratat e mëdha që kanë marrë nga klubet arabe.
Është ekipi i Chelseat ata që kryesojnë listën me 2.78 miliardë euro të shpenzuara në transferime që nga viti 2015 sipas një raportimi nga CIES.
Këtë verë ata kanë shpenzuar gjithashtu shumë duke transferuar emra si Pedro Neto, Joao Felix, Kiernan Dewsbury-Hall, Filip Jorgensen, Omari Kellyman, Mike Penders, Aaron Anselmino, Renato Veiga, Caleb Wiley, Marc Guiu, Jadon Sancho dhe Tosin Adarabioyo.
Pas klubit londinez i dyti në listë renditet Manchester City, kampioni në fuqi i Anglisë, që në total ka shpenzuar 1.96 miliardë euro.
Dhe klubi i tretë që plotëson top treshen është Manchester United që ka shpenzuar pothuajse shumën identike si Manchester City, pra 1.95 miliardë euro.
Përveç ekipeve angleze, ekipe si Paris Saint-Germaini, Juventusi, Barcelona, Real Madridi dhe AS Monaco janë po ashtu pjesë e listës./