Agjencia Zhurnal.mk

Klubi i Diplomatëve: Mbështetje për diplomatët për profesionalizmin dhe sakrificën gjatë pandemisë

Shkup, 28 prill – Zhurnal.mk – Bordi Ekzekutiv i Klubit të Diplomatëve – Shkup, me rastin e Ditës së Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut 29 prilli, shpreh mbështetje dhe falënderim për diplomatët e Maqedonisë së Veriut të cilët, siç bëhet e ditur, në këto momente të vështira të krizës botërore shëndetësore, profesionalisht dhe me sakrificë e japin kontributin e tyre në luftën për tejkalimin e pasojave nga pandemia.

“Diplomatët e Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit dhe në MPJ me përpjekjet e tyre kontribuojnë për veprim sa më efikas të luftëtarëve më të avancuar kundër virusit korona – personelin mjekësor, si dhe të policisë dhe armatës së shtetit tonë. Duke vepruar në vendet e akreditimit të tyre dhe me përfaqësuesit e huaj në shtetin tonë, diplomatët tanë japin kontributin e tyre të çmueshëm për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe për stabilizim të sistemit shëndetësor të shtetit tonë në kushte kur edhe shëndeti i tyre dhe shëndeti i familjeve të tyre janë në rrezik serioz”, thonë nga Klubi i Diplomatëve.

Theksojnë se si diplomaci e një vendi të vogël, me resurse të kufizuara materiale dhe njerëzore për mbulimin e të gjitha gjendjeve të mundshme, për përshëndetjen e punës së deritanishme dhe sukseset e arritura të diplomatëve nga Maqedonia e Veriut për informim dhe riatdhesim të mbi 3.000 qytetarëve nga Maqedonia e Veriut nëpër botë dhe koordinim të ndihmës së huaj, që është dëshmi për profesionalizimin e tyre të lartë dhe patriotizmit të sinqertë.

“Kolegë të nderuar, të vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat përballeni, jemi të bindur se me dinjitet e kryeni funksionin tua shtetëror në kushte të jashtëzakonshme të pandemisë dhe të festës sonë – dita kur para 51 viteve është themeluar organi i parë shtetëror i punëve të jashtme në Maqedoni. Ta gëzojmë Ditën e Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut 29 prillin!”, qëndron në kumtesën e Bordit Ekzekutiv të Klubit të Diplomatëve – Shkup

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...