Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Klubi i Prodhuesve kërkon shtyrjen e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë

Përfaqësues të Klubit të Prodhuesve të Kosovës u takuan me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Gjatë takimit u bisedua mbi gjendjen e përgjithshme të prodhuesve në vend, ku në fokus të veçantë u diskutua mbi problemet që prodhuesit kanë me furnizim të rregullt të energjisë.

Partneriteti për Zhvillim ekonomik kërkoi nga ky takim mbështetjen e Hoxhaj për shtyrjen e vendimit të ZRrE-së (Zyrës së Rregullatorit të Energjisë) për liberalizimin e tregut të energjisë.

“Duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk janë krijuar kushtet për liberalizim të tregut dhe ku furnizim me energji elektrike ende ofrohet nga vetëm një operator, Partneriteti për Zhvillim kërkon të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për shtyrjen e serishme të këtij afati deri në krijimin e rrethanave të cilat do të mundësonin liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Kjo për shkak se si prodhuesit vendor, por edhe konsumatorët komercial në mungesë të konkurrencës për ofrimin e energjisë, përballen me rrethana të cilat e ulin fuqinë e tyre negociuse si konsumatorë, kështu duke paguar potencialisht për tarifa të energjisë elektrike më të larta se mesatarja e tarifave të rregulluara.

Kjo gjendje shkel parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë, që është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës, dhe dëmton rëndë konsumatorin e veçanërisht prodhuesin vendor”.

Partneritetit për Zhvillim Ekonomik është iniciativë e Klubit të Prodhuesve të Kosovës së bashku me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit, Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, Kllasterin e Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme, Shoqatën  osovare për Marketing të Veshmbathjeve, dhe Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në PDK: Djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Dafina Vidishiqi

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Dafina Vidishiqi

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Dafina Vidishiqi

Milaim Zeka: 3 korriku, dita kur duhet mu kthjellë PDK-ja

Dafina Vidishiqi

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...