Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe një delegacion i LDK-së flasin për kërkesat e prodhuesve

Klubi i Prodhuesve të Kosovës priti sot në një takim pune delegacionin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të përfaqësuar nga Hykmete Bajrami, Besian Mustafa, Fatlume Jaha dhe Fisnik Osmani.

Në njoftim thuhet se qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi gjendjen e sektorit të prodhimit gjatë pandemisë COVID-19, por edhe për bashkëpunimin e mundshëm dhe përkrahjen e iniciativave të cilat kanë synim fuqizimin e këtij sektori.

Gjatë takimit Berat Mustafa, Kryetari i Klubit të Prodhuesve shprehu gatishmërinë që Klubi i Prodhuesve të vazhdoj të jetë bashkëpunues me të gjitha grupet parlamentare. Por, edhe diskutoi më hollësisht për kërkesat konkrete që kanë prodhuesit, për problemet dhe sfidat dhe tejkalimin e tyre.

Përfaqësuesit e LDK-së thanë që si parti e djathtë do të vazhdojnë të jenë pro biznesit dhe t’ju qëndrojnë afër të gjithë prodhuesve, si dhe të bashkëpunojnë për kërkesat.

Postime të ngjashme

Osmani në Austri: BE ta mbajë premtimin, Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Bekim Laçi

Arrestohet babai i foshnjës që solli në jetë 14-vjeçarja në Gjakovë

Bekim Laçi

Dialogu Kosovë-Serbi, Phillips kundër idesë për shkëmbim të territoreve

Bekim Laçi

Vetëvendosje dhe opozita përplasen për dialogun

Bekim Laçi

Albert Zogaj zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Bekim Laçi

Byroja e Sigurimeve: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro taksë në Mal të Zi

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...