Kosovë

KMDLNj: Është koha për lehtësimin e masave kufizuese

Zhurnal Ads

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut po konsideron se është koha për lehtësimin e masave kufizuese për COVID-19

Përmes një komunikate për media, KMDLNj deklaron se vendosja e maskave në ambiente të hapura është e panevojshme.

Po ashtu, KMDLNj thotë se është i paarsyeshëm dënimi për shoferët  të cilët janë të vetëm në makinë, apo të shoqëruar nga anëtarë të familjes.

“Ka qenë krejtësisht e paarsyeshme shqiptimi i dënimit për ngarësin e automjetit që ka qenë i vetëm në makinë apo me anëtarë të ngushtë të familjes dhe nuk kanë vendosur maska mbrojtëse. Për këtë arsye KMDLNj kërkon që të gjithja dënimet të shqiptuara në raste të tilla të mos ekzekutohen”, thuhet nëe reagimin e KMDLNj’së.

“Gjithashtu, KMDLNj vlerëson se vendosja e maskave në ambiente të hapura nuk do të duhej të ishte detyruese kurse në ambiente të mbyllura gjithsesi duhet të vendosen. Kufizimi i lirisë së lëvizjes për persona të moshuar gjatë ditës është treguar kontraproduktive për faktin se nuk ka pasur kapacitete të mjaftueshme të kontrollohet prandaj kjo duhet të largohet sa më shpejtë”

Po ashtu, KMDLNj ka folur edhe rreth kufizimit të lëvizjes deri  në orën 22:30, masë të cilën e quan të panevojshme.

“Kufizimi i lirisë së lëvizjes nga ora 22.30 deri në ora 6.00 të mëngjesit është veprim krejtësisht i papeshuar dhe i panevojshëm aq më parë që në atë kohë, vetëm në raste të ndonjë emergjence mund të ketë lëvizje”, thuhet në reagim.

KMDLNj ka përmendur edhe Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, duke kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i tejkalojnë interesat partiake dhe ta votojnë me urgjencë këtë Ligj.

“KMDLNj kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të tejkalojnë intereset partiake dhe ta votojnë me urgjencë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të plotësojnë kushtet për punë për gastronominë, të mundësohen aktivitetet kulturore me disa kufizime sikur që duhet të hiqet kufizimi i lirisë së lëvizjes, edhe për personat e moshuar sikur edhe për të tjerët në afatet e caktuara më parë”, deklaron KMDLNj./Express/

Postime të ngjashme

Raka thotë se pas lirimit të masave nuk pati inspektim nga institucionet përgjegjëse

admin

Katër të vdekur dhe 57 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

admin

Gashi: Sa mund t’i besohet Gjykatës Speciale? Si mund të dalin dokumente kaq të ndjeshme?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...