KME Manastir ka vënë në funksion dy blloqe dhe furnizon me energji elektrike

nga D V

Shkup, 16 korrik – KME Manastir vuri në funksion dy blloqe dhe furnizon me energji elektrike sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë, kumtoi SHA EMV, filial i KME “Manastir”. Siç theksohet, Bllok 1 është vendosur në funksion në orën 11:45, ndërsa më herët, gjatë fundjavës, në rrjet ishte edhe Blloku 3.

Blloku 1 i KME Manastir ishte jashtë funksionit që nga e premtja për shkak të ndërprerjes së mbledhësit 110 kilovolt të MEPSO. Për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike janë shtyrë edhe operacionet e vënies në funksion të bllokut 3.

“Përkundër problemeve të shkaktuara nga ndërprerja, ekspertët e KME Manastirit në kohë rekord i kanë bërë të gatshme për punë termocentralet dhe kombinati nga sot prodhon energji elektrike nga dy blloqe”, thekson EMV.

Aktivitetet e remontit të bllokut 2 të KME Manastir vazhdojnë sipas dinamikës së parashikuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More