Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Knightley shmang filmat intimë me regjisorë burra

Aktorja, Keira Knightley, ka bërë të ditur se refuzon të luajë skena intime për rolet e saj në filma nëse regjisorët janë burra.

Aktorja 35-vjeçare ka pranuar se që prej lindjes së të bijave ndihet “shumë në siklet” për ta shfaqur trupin e saj në shesh xhirime.

Keira që ka luajtur në filmat si “Atonime”, “The Aftermath” dhe “Colette”, ka thënë se do të pranonte një film me skena intime vetëm nëse ulësen e regjisë qëndron një grua.

“Ndihem sikur nëse do ta bëja një histori… në lidhje me rrugëtimin e mëmësisë, rrugëtimin e pranimit të trupit tim, ndihem ashtu që më vjen keq, por do të duhet që të jetë regjisore. Nuk është se e kundërshtoj plotësisht, por nuk i parapëlqej burrat”, ka thënë aktorja.

Aktorja e nominuar për “Oscar”, ndonëse e vlerëson se sa mund t’i shtojnë vlera skenat intime një filmi, “dikush tjetër” duhet t’i bëjë ata. “Nuk vlej shumë, trupi im ka lindur dy vajza tani dhe me qejf nuk qëndroj lakuriq para një grupi burrash”, ka thënë aktorja britanike. Keira ka thënë se do të ishte e interesuar për ta shfaqur mënyrën “e pazbuluar” të mëmësisë që sjell ndryshime në raportin e grave me trupat e tyre.

Ajo i ka dy vajza, Edie, 5 vjeçe dhe Delilah, 16-muajshe, me bashkëshortin e saj, këngëtarin James Righton. Aktorja u bë e famshme në moshën 17-vjeçare me rolin e saj në filmin “Bend it Like Beckham”.

Keira ka pasur më parë skena intime në filmin “The Edge of Love” më 2008 dhe “Colette” më 2018 dhe të dy filmat ishin drejtuar nga burrat. Kiera ka folur shumë hapur edhe për luftën e saj me problemet mendore në fillim të karrierës, dhe se ka qenë heroinë për gratë në industrinë e filmit.

Duke folur për revistën “Stellar” vitin e kaluar, ajo kishte thënë: “Shkoj në mbrëmje gala ku vlerësohesh nga 1 deri në 10 dhe kamerat përshkojnë trupin tuaj nga lart-poshtë. Mendoj se ky është kompleksi i të qenët grua në një kohë moderne”. Ambasadorja e markës “Chanel” kishte shtuar: “Dhe prapëseprapë profesioni më i mirë në botë, i vetmi, ku një grua fiton më shumë se një burrë është modelizmi. Apo prostitucioni”.

Postime të ngjashme

Brenda super shtëpisë së aktores së njohur amerikane

T E

Dhurata Dora shijon pushimet në Maldive, merr vëmendje me një fotografi të publikuar pa makijazh

S.B.

Pse është e rëndësishme të mos humbasësh Trajtimin Klasik Kozmetik??!!

S.B.

Zack Snyder po punon rreth filmit të ri “King Arthur”

S.B.

Jolie shet pikturën e Churchillit për shtatë milionë funte

S.B.

Aktorja, Erica Watson vdes pas infektimit me COVID-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...