Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Koalicione shqiptaro-maqedonase të mundshme në zgjedhjet lokale

Shkup, 2 shkurt – Koalicione parazgjedhore etnike (shqiptaro-maqedonase) janë të mundshme, posaçërisht në bllokun opozitar, pasi që kjo është e mënyra e vetme që të triumfohet në zgjedhjet lokale të tetorit, kështu vlerëson njohësi i zhvillimeve politike në vend dhe ish-ndihmës ministri për kontroll të brendshme në MPB, Voislav Zafirovski duke komentuar mundësinë e koalicioneve parazgjedhore mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase.

“Mendoj se koalicionet parazgjedhore janë të mundëshme, veçanërisht në bllokun opozitar, pasiqë kjo është mënyra e vetme që të triumfohet në zgjedhjet e vjeshtës lokale. Nuk jam duke e thënë këtë nga aspekti që kryetarët e bashkive kanë bërë diçka të mirë në të kaluarën, por sepse nga një pozitë e pushtetit ata ushtrojnë presion, shantazhe, kërcënime, janë në gjendje të blejnë vota, në këtë mënyrë vetëm një opozitë e bashkuar mund ndershëm të fitoi zgjedhjet e ardhëshme lokale”, deklaroi Zafirovski për Zhurnal.

Sa i përket pozitës, shprehet më tej ai, nuk e di se si ata do të shkojnë në zgjedhje, të bashkuar në një koalicion apo jo, por fakti është, në mandatin e qeverisjes lokale që ka kaluar, autoritetet lokale nuk kanë bërë ndonjë gjë të rëndësishme, asgjë serioze, që sipas tij “do të kishte fytyrën për të kërkuar besimin e qytetarëve”.

“Problemet që ata premtuan se do ti zgjidhnin, do të trashëgohen nga kryetarët e ri të komunave, veçanërisht problemet me ndotjen e mjedisit, deponitë ilegale, higjienën komunale, infrastrukturën rrugore, parkimin….”, thekson Zafirovski. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...