Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Koalicioni ASH-AAA, 11 amendamente për ligjin e arsimit

Shkup, 18 shtator, zhurnal.mk – Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa parashtruan 11 amendamente për propozim ndryshimet për ligjin e arsimit fillor dhe të mesëm. Propozimi i Ministrisë së Arsimit sipas koalicionit ASH-Alternativa e centralizon skajshmërish arsimin, pasi të gjitha kompetencat i kalojnë qeverisë. Amendamentet e propozuara parashikojnë përfshirjen edhe të qeverisjes lokale në vendimmarrje. Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe gjithashtu akuzoi për mos-shpërfilljen e gjuhës shqipe në Kuvend, duke mos shpërndarë materialet edhe në shqip, për çka deputetët e koalicionit e lëshuan seancën e djeshme.

“Kërkojmë përgjegjësi nga ana e kryetares së Komisionit, sepse ajo në fakt në mënyrë eklatante e ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet ekzistuese në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe. Me këtë veprim na u pamundësua e drejta jonë për t’i mbrojtur amendamentet për një ligj që është shumë i rëndësishëm në këtë kohë krize me pandeminë. Po ashtu duam të theksojmë se nuk kishte reagim nga ana e deputetëve të tjerë shqiptarë të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët pavarësisht se gjuha shqipe nuk u përfill, vazhduan të qëndrojnë në mbledhje”, deklaroi Halil Snopçe, ASH AAA.

Postime të ngjashme

Shabani: Gabimi në mesazh nuk është i MASH-it por operatorëve celularë!

Dafina Vidishiqi

Ahmeti për ditën e çlirimit të Republikës së Kosovës: Shteti i Kosovës po ecë përpara

Dafina Vidishiqi

Rënia e lindjeve, shqetësuese në Kërçovë! Për 5 vite numri është përgjysmuar

Dafina Vidishiqi

Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

Dafina Vidishiqi

Të hënën fillon regjistrimi në shkollat e mesme

R Zh

MASH: Shkollat nuk guxojnë të marrin para për dëftesat, kjo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...