Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

Shkup, 20 qershor – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit, Milla Carovska, për siç thonë dështimin e procesit arsimor në nivel shtetëror.

Sipas opozitës shqiptare me ardhjen e Carovskas arsimi ngeli pa infrastrukturën e duhur dhe pa plan për mësim nga distanca.

Aleanca-Alternativa gjithashtu akuzon Carovskan për mos vaksinimin e mësimdhënësve dhe gjasat e vogla që nga shtatori mësimi të fillojë me prezencë fizike. Opozita shqiptare kërkon që nga shtatori nxënësit të rikthehen në bankat shkollore.

“Sot jemi afër fundi të qershorit dhe MASH nuk ndërmerr asnjë masë në drejtim të organizimit të mësimit me prezencë fizike nga shtatori. Ndërkohë nuk ndërmerr asnjë hap për përmirësimin e infrastrukturës për mësim në distancë, duke lënë në neglizhencën edhe krijimin e sistemit për menaxhim me arsimin dhe infrastrukturën arsimore. Për këtë arsye kërkojmë dorëheqjen e ministres së Arsimit, për shkak të devijimeve në vazhdimësi që i ndodhin arsimit në vendin tonë”, deklaroi Azir Aliu, ASH.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...