Agjencia Zhurnal.mk

Koalicioni “Mundemi” shpallë listën e kandidatëve për deputetë, 60% janë femra

Shkup, 24 qershor – Zhurnal.mk – Koalicioni ‘Mundemi’ që drejtohet nga LSDM ka nisur fushatën duke prezantuar kështu edhe kandidatët për deputet si dhe emrat e gjithë bartësve të listave të cilët janë emra eminent po edhe të rinjë të cilët nisin karierën politike në vend përfshirë këtu edhe ish kryeministrin Zoran Zaev.

Krahas Zaevit si bartës liste janë edhe Radmila Shekerinska, Mila Carovska, Sanja Lukarevska, Jagoda Shahpaska, Lupco Nikolovski, Oliver Spasovski, Bilall Kasami, Fanica Nikoloska etj.

“LSDM e udhëheq koalicionin më të madh, më të larmishëm dhe më të fuqishëm i përbërë prej 25 partive politike i cili është favorit absolut në zgjedhjet. Për herë të parë kemi plotësisht koalicion ndëretnik, ndërsa 60% të kandidatëve tanë janë gra. 120 emra të qytetarëve dhe qytetareve me reputacion të lartë dhe të gatshëm të kyçen në procesin e ndryshimeve pozitive”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.//Zhurnal.mk

LSDM e udhëheq koalicionin më të madh, më të larmishëm dhe më të fuqishëm i përbërë prej 25 partive politike i cili…

Posted by LSDM – Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë on Wednesday, June 24, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...