Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Koalicioni “Tash është koha”: Deputetët tanë nuk shiten për pushtet

Shkup, 3 shtator, zhurnal.mk – Menjëherë pasi u votua Qeveria “Zaev 2” me një shumicë të brishtë prej 62 votave, disa nga mediat vendore kanë shkruar se disa deputet nga opozita shqiptare mund të kalojnë në koalicionin “Mundemi” që e udhëheqë Zoran Zaev. Por nga opozita shqiptare, gjegjësisht nga koalicioni “Tash është koha” kategorikisht mohojnë pohimet e tilla se deputetët e tyre mund të joshen për pushtet.

Deputeti Zejd Rexhepi nga Alternativa, për Zhurnal ka theksuar se koalicioni ku bëjnë pjesë ata (Tash është koha) nuk luhatet me joshje për në qeveri, qoftë si subjekte të vecanta politike apo si individ.

“Koalicioni “Tash është koha” (Aleanca dhe Alternativa) është krijuar për të qenë promotor i politikbërjes bashkëkohore konform standardeve europiane dhe kohezioni dhe kompaktësia e këtij koalicioni ushqehet me barazi dhe koordinim të plotë ndërmjet të dyja subjekteve, kështuqë, ky koalicion nuk luhatet me joshje për qeveri, qoftë si subjekte të veçanta politike apo si individë”, ka deklaruar për Zhurnal, deputeti Zejd Rexhepi, nga koalicioni “Tash është Koha”.

Nga opozita shqiptare e përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, qeverinë e re e kanë quajtur “koalicion të mashtrimit” ndërsa kanë paralajmëruar fushatë për demaskimin e këtij mashtrimi dhe kthimin e legjitimitetit.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...