Për herë të parë në Shqipëri, në institucionet shëndetësore publike, realizohet me sukses Prostatektomia Radikale Laparoskopike (LRP) në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se “pacienti 62-vjeçar, i diagnostikuar me kancer të prostatës, iu nënshtrua një ndërhyrjeje mini-invazive që siguron më pak traumë, më pak komplikacione dhe rikuperim më të shpejtë”.
Sipas Koçiut, ky moment historik për urologjinë shqiptare dëshmon përparimet teknologjike në shërbimin shëndetësor publik.
Ministrja Koçi shprehu mirënjohje për ekipin operator, i përbërë nga kirurgu urolog Dr. Shk. Aurel Janko, kirurgu Dr. Orjent Hasanaj, anesteziste-reanimatore Dr. Zamira Hysenaj, instrumentare Eliora Goxhabelliu dhe kryeinfermiere Trendelina Rexhmataj.