Agjencia Zhurnal.mk

Koçoska: Jam e dëshpëruar nga obstruksionet në Ministrinë e Financave

Shkup, 9 janar, zhurnal.mk – Zëvendësministrja shtesë e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska sot në konferencë për shtyp në ministrinë e Financave shprehu dëshpërim nga, siç tha, obstruksionet e punës së saj në Ministri.

“Dje ishim dëshmitarë të një ngjarje jo të mirë ku nga Kabineti i ministres u dërgua një shkrim deri tek të punësuarit, në të cilën thuhet se në secilën kërkesë timen që do të jepet deri tek cili do udhëheqës i sektorit ose këshilltarit shtetëror nuk do të përgjigjen drejtpërdrejtë, gjegjësisht përgjigjet së pari do të dërgohen deri tek kabineti i ministres dhe më pas tek unë”, ka thënë ajo.

Siç theksoi, Dimitrieska Koçoska, në pajtim me nenin 49 nga Ligji për qeveri, qartë thuhet se cilat janë obligimet e zëvendësministrit shtesë dhe se ai ka të drejtë të papenguar për t’i shikuar dokumentet dhe raportet që i merr edhe ministrja e Financave dhe të punësuarit janë të obliguar t’i dorëzojnë dokumentet në kërkesë të zëvendësministrit shtesë, duke vlerësuar se kjo Qeveri edhe më teh mbetet jo transparente.

“Dje realizova kontakt me ministren dhe ajo në mediumet u deklarua se kanë ekzistuar disa procedura në Ministri dhe do të komunikojmë në bazë të atyre procedurave. procedurat bëhen kur shkon ndonjë informacion nga leja-përgatitja, nuk kërkoj të marr të dhëna për diçka që është në vijim, por informacione të gatshme, që nuk janë në kuadër të procedurave”, ka thënë Dimitrieska Koçoska.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...