Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Kod Penal që garanton ndëshkimin e sulmuesve të gazetarëve, pa këtë nuk ka liri të medias

Shkup, 20 prill – Zhurnal – Ndryshimet sistemore në Kodin Penal paraqesin një imperativ për vendin si një mënyrë e vetme për të ndëshkuar kërcënuesit dhe sulmuesit e gazetërëve, që rrjedhimisht do të rezultojë me përmirësimin e imazhit të shtetit në sytë e organizatave relevente ndërkombëtare që bëjnë matjen e lirisë  së medias.

Ky është konstatimi i kompetentëve të cilët për Zhurnal.mk kanë komentuar raportin e organizatës Reporterë pa Kufij të publikuar të martën,  ku thuhet se “situata me mediat është përkeqësuar, zyrtarë të lartë të qeverisë vazhduan të kërcënojnë dhe fyejnë mediat, ndërkohë që ngacmimi kibernetik dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve janë rritur në mediat sociale. E tërë kjo ka shërbyer është forcuar akoma më shumë brenda kulturës së rrënjosur të mosndëshkimit”.

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Dragan Sekullovski,thotë se për këtë dukuri, SHGM ka folur publikisht gjatë vitit të kaluar me ç‘rast alarmoi  se mungesa e ndëshkimit të sulmuesve të gazetërëve do të rëzultoj me sulme tjera, dhe kjo do të pasqyrohet në raportet e organizatave ndërkombëtare, gjë të cilën po e shohim duke ndodhur.

 “Gjatë vitit 2020, SHGM ka regjistruar 14 sulme dhe kërcënime ndaj gazetërëve, nga të cilat gjysma janë mbi gazetare femra, bindshëm më shumë krahasuar me vitin 2019, ku numri i incidenteve të tilla ishte katër. Nga këto 14 sulme, vetëm njëri ka epilog gjyqësor, që flet më së miri për mosndëshkimin e dhunës mbi gazetarët”, thotë Sekullovski.

Ai shprehet se vetëm përmes reformave në gjyqësor, vendi mund të përparojë për sa i përket lirisë së shprehjes.

“Nevojiten ndryshime sistemore në Kodin Penal, pasi kur dikush kërcënon një gazetar apo e sulmon fizikisht, personit në fjalë ti shqiptohet dënim më i lartë me burg, ndërkohë që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria të mund ti ndjekin në përputhje me detyrimet e tyre zyrtare, pasi aktualisht gazetarët parashtrojë kallëzime penale private. Përderisa shteti nuk themelon një sistem për mbrojtje të gazetarit dhe ti dënojë sulmuesit nuk mund të presim përmirësim të imazhit të vendit”, tha për Zhurnal drejtori Ekzekutiv I SHGM-së, Sekullovski.

Petrit Saraqini, hulumtues mediatik në OJQ Civil thotë se te pjesa e kumtesave në SHGM për vitin 2020, janë të shënuara të gjitha reagimet e gazetarëve për presione, qëndrojnë rreth 30 gjithsej.

 Në prononcimin për Zhurnal, ai jep një pasqyrë të detajuar të parashtresave të gazetarëve, nga të cilat  afër 20 janë për parti politike (kryesisht nga opozita maqedonase, mirëpo ka reagime edhe ndaj BDI-së dhe AA-së) si dhe strukturave propagandistike në rrjete sociale, kërcënime nga individë, biznesmenë, etj.  Reagimet ndaj organeve zyrtare të qeverise thotë Saraqini janë disa, nga të cilat dy për ministra të VMRO-së gjatë qeverisë teknike, ndaj tre drejtorëve ose agjencive, dy raste për veprim joadekuat të policisë, një për të punësuar në Doganë.

Tre raste tjera kanë të bëjnë me organe që nuk janë nëningerenca të qeverisë, siç janë agjencia për Media, ose Prokurorise Publike.

 “Do te ishte mire qe gjetjet e Reportereve pa Kufij te analizohen me thelle, me dëshmi konkrete si këto, dhe secili nga aktorët publike të marrë përgjegjësi edhe për mangësite, edhe për avancimin sado të vogel që po vijon katër vite me radhë, për të përmirësuar gjendjen më tej, secili në fushëveprimin e vet”, përfundon Saraqini.

Maqedonia e Veriut renditet e 90-ta në listën me 180 vende që maten për indeksin e Lirisë së Mediave,të cilin organizata prestigjioze “Reporterët pa Kufij”  e publikoi sot.

Përkundër se shënon një përparim, Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet në gjysmën e poshtme të tabelës së vendeve në rajon për sa i përket lirisë së medias, ku kryeson Sllovenia (36) që ndiqet nga Kroacia (56), Bosnjë dhe Hercegovina (58) dhe Greqia në vendin e 70-të. Vijon Kosova (78) dhe Shqipëria (83).

Nga shtetet e rajonit, më keq se Maqedonia e Veriut pozicionohen vetëm Serbia (vendi i 93-të), Mali i Zi (104-të) dhe Bullgaria (vendi i 112-të).

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...