Shqipëri

Kodi Zgjedhor/ Ja kur mund të kthejë përgjigje Komisioni i Venecias…

Zhurnal Ads

Kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias që të shqyrtojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor me urgjencë, mund të merret parasysh brenda pak javësh.

Pasi Meta dekretoi kthimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe bashkë me dekretin bëri edhe një kërkesë urgjente për Komisionin e Venecias, gazeta “Panorama” pyeti për të pasur një specifikim lidhur me kohën se kur mund të bëhet shqyrtimi i saj.

Në përgjigjen zyrtare të Komisionit të Venecias, ata nuk pranuan të bëjnë asnjë koment mbi çështjen, por treguan se si është procedura në një rast të tillë. Sipas procedurës së përcaktuar nga Komisioni i Venecias, për rastet e kërkesave urgjente (që zakonisht janë për debate të forta parlamentare, ose referendume), ato shqyrtohen para seancës së parë plenare të planifikuar në kalendar.

“Në raste të rralla, të kërkesave urgjente, opinionet urgjente miratohen jashtë katër seancave plenare. Për shembull, nëse një opinion është i nevojshëm para një referendumi të afërt ose një debati në Parlament, ai mund të lëshohet si ‘opinion urgjent’ jashtë periudhës së një seance zyrtare plenare në Venecia, në mënyrë që autoritetet në fjalë të mund të përdorin ekspertizën ligjore të Komisionit të Venecias në kohë. Mendime të tilla urgjente zakonisht ‘miratohen’ zyrtarisht në seancën e ardhshme plenare”, shkruhet në faqen online të Komisionit të Venecias, ku shpjegohen procedurat që ai ndjek.

Seanca më e parë e planifikuar në kalendar është ajo në mes të muajit dhjetor, çka do të thotë se “opinioni urgjent” i Komisionit të Venecias për 8 pyetjet që i ka çuar Meta mund të vijë gjatë muajit nëntor.

Postime të ngjashme

Basha: Kurrë nuk bëhem pjesë e shërbimit të Beogradit

S.B.

“Dy prej fëmijëve të kthyer nga Siria, janë të Lavdrim Muhaxherit”

admin

Gjimnazet gati për të pritur nxënësit në 14 Shtator, Veliaj: Nuk rrisim të rinj që besojnë te qyli, por te puna dhe merita

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...