Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Kodi zgjedhor, “pasaporta” e Maqedonisë pa vizën e BE-së!

Shkup, 22 shkurt – Bashkimi Evropian (BE) insiston në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së në legjislaturën zgjedhore. “Rëndësia e reformimit të Kodit zgjedhor në harmonizim me rekomandimet e ODIHR-së dhe Komisionit të Venecias është çështje e rëndësishme, dhe duhet të bëhen brenda një kornize kohore. Standardi që ne kërkojmë është ai të cilin e ka vendosur ODIHR-ja dhe Komisioni i Venecias dhe kërkojmë implementimin e tyre”,  ka deklaruar Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

SHTATË REKOMANDIMET E ODIHR-IT

Në raportin përfundimtar pas zgjedhjeve të 15 korrikut të vitit 2020, ODIHR-ja kishte shtatë rekomandime prioritare. Sipas tyre:

-Kodi Zgjedhor duhet të harmonizohet si brendapërbrenda, ashtu edhe me ligjet e tjera përkatëse, me angazhimet e OSBE-së, detyrimet ndërkombëtare dhe praktikat e mira. Rishikimi duhet të bëhet në një procedurë publike dhe në kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve të ardhshme.

-Mandati i anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve duhet të përcaktohet qartë, si dhe të parashikohet procedurë e qartë dhe transparente të nominimit dhe emërimit të anëtarëve të KSHZ-së.

-Të rishikohen procedurat e regjistrimit të votuesve.

-Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Enti Shtetëror për Revizion duhet të pajisen me burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare.

-Rregulloret për reklamat e paguara politike në media duhet të rishikohen, në mënyrë që të lejohet qasja e papenguar në media mbi baza jodiskriminuese.

-Të bëhet ndryshimi i procedurës për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Programor dhe uljen e varësisë së tij nga buxheti i shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së përmbajtjes të transmetuesit publik. Të eliminohen kufizimet e panevojshme të së drejtës për të parashtruar kundërshtime dhe ankesa zgjedhore.

Ndërsa në raportin e progresit të tetorit, Komisioni Evropian thekson nevojën e angazhimit të institucioneve, Ministrisë së Brendshme dhe KSHZ-së për përditësimin e listës zgjedhore.

ÇFARË PËRMBAJNË NDRYSHIMET E FUNDIT NË KODIN ZGJEDHOR?

Ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Kodit Zgjedhor u miratuan me 15 shkurt, gjegjësisht një ditë para shpërbërjes së Parlamentit vitin e kaluar. Në pjesën e financimit të fushatës elektorale, sipas ndryshimeve të fundit, partitë detyrohen që në afat prej 60 ditësh (e jo tre muaj) ta mbyllin xhirollogarinë nga dita e shpalljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve. Pasi që ta mbyllin kanë edhe 30 ditë afat që ta dorëzojnë Raportin përfundimtar për gjithë fushatën elektorale deri te organet kompetente, si KSHZ, Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Enti Shtetëror i Revizionit, në Parlament, si dhe i njëjti të bëhet publik edhe për opinionin e gjerë, shkruan Zhurnal.mk

Sipas ndryshimeve në Ligj, Neni 84 b (paragrafi 1) ndryshohet dhe thotë: “Pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore obligohet që në afat prej 20 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të heshtjes zgjedhore për rrethin e parë dhe të dytë të votimeve nëse ato përsërite, të dorëzojë Raport me specifikime të shpenzimeve për të hyrat dhe të dalave nga xhirollogaria e fushatës zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri në përmbylljen e rrethit të të parë të votimeve”.

Paragrafët (2) dhe (3) do të ndryshohen dhe thonë: “Pjesëmarrësi në fushatën elektorale është i obliguar që nga dita e fillimit të fushatës elektorale, të dorëzojë Raport të shkruar me donacionet e pranuara në xhirollogarinë nga Neni 71 paragrafi 1 për financimin e fushatës zgjedhore”. Në rast të dorëzimit të ankesave për mos respektimin e dispozitave për financimin e fushatës elektorale nga Kodi Zgjedhor, Komisioni për parandalimin e korrupsionit është e obliguar që ti hetojë pretendimet dhe të vendosë për ankesën e parashtruar në afat prej pesë ditësh nga dita kur është dorëzuar ankesa. Në rast se Komisioni për parandalimin e korrupsionit vërteton parregullsi në raportet financiare të pjesëmarrësve në fushatën elektorale, sipas Nenit 84 b që janë në kundërshtim me këtë Ligj, atëherë Enti Shtetëror i Revizionit dorëzon kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse ose e njofton Prokurorisë Publike në afat prej 3 ditësh nga dita që është konstatuar shkelja e ligjit. Pas mbylljes së xhirollogarisë, partitë kanë për obligim që të dorëzojnë Raport përfundimtar për fushatën elektorale, ndërsa Enti Shtetëror i revizionit në afat prej 60 ditësh duhet të kontrollojë raportet e partive politike, informon Zhurnal.mk

LIGJI PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT DHE FINANCIMI I PALIGJSHËM

Në ligjin për parandalimin e korrupsionit, i cili e definon punën e anti-korrupsionit në pjesën e sanksionimit në pjesën e shfrytëzimit të shfrytëzimit të burimeve financiare të paligjshme dhe anonime gjatë fushatës elektorale thuhet: “nëse paraqiten dyshime se parti e caktuar politike apo kandidatë në zgjedhje ka shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme apo nga burime anonime, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e korrupsionit duhet të kërkojë nga organet gjegjëse që të bëjnë verifikim të burimit të të ardhurave dhe se kjo nuk paraqet shkelje të sekretit bankar.

“Me qëllim që të arrihet kontroll më e madhe mbi partitë se si dhe ku i shpenzojnë parat, në Kodin Zgjedhor ka edhe normë me të cilën të gjitha mjetet e planifikuara për financimin e fushatës elektorale paguhen në xhirollogari bankare dhe të gjitha harxhimet për fushatën do të mbulohen nga mjete për atë qëllim.” (Neni71, paragrafi10) Por edhe përkundër kësaj norme me të cilën të gjitha obligimet që dalin gjatë fushatës elektorale detyrimisht duhet të mbulohen ose paguhen nga xhirollogaria e hapur për atë qëllim, në praktik gjendja është pak më ndryshe. Rasti i fundit i tillë ishte me Raportin e VMRO-DPMNE-së, pas zgjedhjeve të fundit Presidenciale, ku në vend që xhirollogari të jetë e mbyllur me bilanc zero, gjegjësisht në llogari të mos ketë borxhe apo të ketë mjete tepricë, në të kishin ngelur 400 mijë euro borxhe, në bazë të mos pagesë së faktuarve ndaj firmave shërbimet e të cilave i ka shfrytëzuar partia gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve Presidenciale. Ndërkohë, në periudhë nga viti 2016 deri në vitin 2018 nga Enti Shtetëror për revizion janë dërguar gjithsej 42 raporte deri në Prokurorinë Publike, më pas 8 deri në Komisionin për parandalimin e korrupsionit, 4 në Ministrin e Brendshme dhe 2 në Policinë Financiare. “Për pjesën më të madhe të tyre nuk ka informacione kthesë”, thonë nga Enti Shtetëror për Revizio. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Siljanovska Davkova: VMRO ka legjitimitet të plotë për të mbledhur nënshkrime kundër ligjit për regjistrim

T E

Vazhdojnë bisedimet mes historianëve nga Maqedonia dhe Bullgaria

T E

Komuna e Tetovës vazhdon debatin për transportin publik

T E

Zv/ministri i Kulturës Sulejmani i kundërpërgjigjet Stefoskës: Keni bërë diskriminim etnik në vlerësimin e projekteve

Bexhet Musliu

Zejdi pyet për “Monstrën” në Kuvend!

Bexhet Musliu

A po zgjerohet fuqia e grupit të “zjarrt” kundër Artan Grubit ?

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...