Agjencia Zhurnal.mk

Kodi zgjedhor, Rama: Meta ta kthejë sa më parë, do e votojmë fiks siç është

Pas mbledhjes me drejtuesit politik në qarqe, Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve për të komentuar mbi kthimin e ligjit për kodin zgjedhor, ashtu siç ka paralajmëruar se do të bëjë Presidenti Meta.

Kryeministri është shprehur se Meta duhet ta kthejë për rishqyrtim ligjin sa më parë dhe se socialistët do ta votojnë njëlloj siç është në mënyrë që të vijojë implementimi i ligjit.

“Ta firmosë dhe ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë fiks siç e kemi votuar” tha Rama për gazetarët.

Sa i takon paralajmërimit të Bashës, se kryeministri do të mbajë përgjegjësi penale nëse nuk zbaton planin e tij me 5 pika, Rama tha shkurtimisht:

“Kush është ky plani me 5 pika, nuk kam asnjë ide për planin me 5 pika!”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...