Shkup, 16 nëntor, zhurnal.mk – Shoqata e hotelierëve dhe turizmit pranë Odës ekonomike të Maqedonisë e përshëndet njoftimin për dhënien me koncesion të Kodrës së Diellit një investitori.
“Konsiderojmë se është një ide e mirë. Në fakt, çdo ide që sjell përmbajtje dhe mundësi të reja është e mirë. Ne nuk kemi dëgjuar se si do të shitet Kodra e Diellit, por sido që të merret vendimi mendojmë se është mirë sepse asgjë nuk ka ndodhur atje për vite me radhë, janë humbur shumë vende pune. Ekziston një lloj turizmi që është interesant, por Kodra e Diellit ka një potencial të madh që meriton të përdoret”, tha nënkryetari i Shoqatës së hotelierëve dhe turizmit pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, Aleksandar Kuzmanovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp onlajn, ku u komunikuan propozim-masat për një sezon turistik më të suksesshëm në vitin 2021.
Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë, në një debat televiziv, tha se ka interes për disa ndërmarrje shtetërore, por do të ofrohen për shitje, toka shtetërore dhe kapacitetet si Kodra e Dellit dhe Livadhishte, TC Negotinë dhe burime të ngjashme. Për qendrën dimërore të Malit Sharr, theksoi ai, po konsiderohet të performohet së bashku me Brezovicën, për të cilën ka interes nga ana e Kosovës.