Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Kodra e Diellit një “bukuroshe e fjetur”, politikanët me premtime si “përallat për fëmijë”

Qeveria planifikon të investojë 100 milion euro në malet e Osogovës, ndërsa për Kodrën e Diellit kërkon investues të huaj

Shkup, 3 qershor – Zhurnal.mk – Fushatat parazgjedhore në vendin tonë shoqërohen me premtime të mëdha nga partitë politike, të cilat synojnë që përmes tyre të përfitojnë sa më shumë vota të munden, por që pas mbarimit të zgjedhjeve ato mbesin vetëm deklarata të fushatës, një ilustrim i mirë i “investimeve zgjedhore” është Kodra e Diellit që premtohet për shumë kohë, por që ajo vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme, shkruan Zhurnal.

Kodra e Diellit ka qenë pjesë e premtimeve elektorale e të gjithë partive politike, posaçërisht atyre shqiptare ku ata nuk kanë harruar që këtë qendër ta kujtojnë në çdo cikël zgjedhor, duke premtuar zhvillim dhe investime milionshe, por që nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, dhe me afrimin e zgjedhjeve, përsëri ka filluar “interesimi” i plotikanëve për këtë qendër turisktike.

Kjo qendër është një bukuri natyrore, me një potencial të fuqishëm turistik dhe ekonomik, por fatkeqësisht që kjo zonë ka mbetur e pazhvilluar si pasojë e mungesës së investimeve nga ana e shtetit, për të cilën nuk ka një plan të ri urbanistik, por ai që egziston aktualisht daton që nga vitet e 80 të shkullit XX, që tregon për një mospërfillje totale nga ana e shtetit për këtë potencial të artë për turizmin dhe ekonominë e vendit. Kodra e Diellit ka probleme të shumta infrastrukturore, si problem me parkingjet, kanalizimet, ndërtimet pa leje, mungesë të fizibilitetit, problem me çështjet pronësore, dhe shumë probleme të tjera.

Premtimet për investime në Kodrën e Diellit datojnë që nga vitit 2012 kur kryeministri i asaj kohe Nikolla Gruevski njoftoi për një investim 30 milion euro i cili do të kalonte në disa faza, për të cilin ishte paraparë edhe hapja e një tenderi ndërkombëtarë për tërheqjen e investimeve të huaja. Ish-Presidenti Ivanov dhe ministri Valon Saracini në vitin 2013 njoftuan për një investim të biznesmenëve nga Katari në këtë zonë, por që ishte vetëm një deklaratë dhe asgjë më shumë.

Premtimi i fundit është ai Kryemnistrit Zoran Zaev dhe Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi të cilët njoftuan se me një partneritet publiko-privat do të investohen 100 milion euro në Kodrën e Diellit, ku 50 milion i jep shteti dhe 50 të tjera nga kompania investuese ku kësaj të fundit i jepet edhe koncesion i kësaj qendre për 99 vite, shkruan Zhurnal.

Frikën së kjo nuk është asgjë tjetër pos një premtim parazgjedhor e përforcon fakti se autoritetet shtetërore nuk japin asnjë të dhënë për emrin e kompanisë apo të biznesmenit që do të investojë dhe do ta mer në koncesion Kodrën e Diellit, që është një mungesë e plotë transparence nga ana e udhëhëqësve shtetëror, e që duket se ky investim do ta përjetoj fatin e njejtë si ata të më hershmit.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani çoi në një nivel tjetër premtimin për këtë hapësirë, i cili tha se ajo gjatë dimrit do të jetë qendër skijimi, kurse verës do të shërbejë si qendër golfi, që mund të jetë një sinjal se përsëri asnjë investim konkret nuk do të ketë në këtë qendër turistike. Ai njoftoi se një investues nga AbuDabi është i interesuar për investime në këtë zonë, por duke mos dhënë më tepër detaje.

Ndërtimi i tëleferikut më gjashtë ulëse u premtua që në vititn 2012, por që procedurat për të u zvarritën për dy vite dhe ndërtmi i saj filloi në vitin 2014-2015, dhe u hap në vitin 2021, pra u desht 9 vite që një teleferik të funksionalizohet, ku ministri Bekteshi tha se nuk ka pasur asnjë vones në procedurë dhe ndërtimin e saj.

Një tjetër premtim parazgjedhor është teleferiku që ka lidhur Tetovën dhe Kodrën e Diellit që është dëmtuar gjatë konflitit të vitit 2001 dhe që ajo nuk ka qenë funksionale për një periudhë 20 vjeçare, si të besojmë për investime milionëshe kur ata nuk kanë qenë në gjendje që ta rregullojnë këtë teleferik për kaq kohë.

Ministri Bekteshi nuk ka ngurruar që të premtoj edhe borë artificiale, rinovimi i hoteleve shtetërore dhe premtime tjera zhvillimore, por të cilët kanë mbetur vetëm fjalë dhe asgjë më shumë, ndërsa kjo ndikon që kjo qendër turistike të degradohet çdo dit e më shumë.

Qeveria ka vendosur investimin e rreth 100 milion eurove në kuadër të Planeve Investuese 2021-2027 në malet e Osogovës për krijimin e një qendre të re të skijimit, që tregon se qeveria ka para për të investuar në qendra të reja, kurse për Kodrën e Diellit duhet të kërkohet investitor i huaj.

Qetësia e ministrave dhe përfaqësuesve shqiptarë në qeveri, është mjaft shqetësusese se si ata po tolerojnë që në raste kur është i nevojshëm investimi i shtetit në qendrat zhvillimore në vendbanimet shqiptare çdo herë të kërkohet partneritet publiko-privat si në rastin e Zonës Ekonomike në Tetovë, e njeta po ndodhë edhe me Kodrën e Diellit, ku po kërkohet e njejta metodë, kurse në investimet në zonat maqedonase investitori kryesor është shteti.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

Gjykatësit me rritje të pagave prej 15% deri në vitin 2022

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...