Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kodra e Diellit, të premten dhe të shtunën skijim natën

Tetovë, 7 shkurt – Lëshimi i teleferikut me 6 ulëse ka bërë që drejtuesit e Kodrës së Diellit të vendosin që ditën e premte dhe të shtunën të ketë edhe skijim nate për gjithë skiatorët dhe turistët e Kodrës së Diellit.

Skiatorët të cilët kishin ardhur për të skijuar natën e parë të skijimit, për TVM2 shprehen se është shumë mirë, por kërkojnë që të vendosen në funksion edhe ski-liftat tjerë, pasi siç shprehen ata ka shumë skiatorë dhe pista e skijim sipas tyre është shumë e shkurtër dhe duan që në këtë qendër turistike të investohet edhe më shumë.

“Shumë mirë, u kënaqëm, s’keni çka të flasim. Skijimi i natës është shumë i mirë, vetëm të kishte qenë pista më e gjatë do ishte shumë më mirë, pasi këtu është shumë e shkurtër dhe duhet të presim rendë shumë.”,- tha një skiator.

“Është vend shumë i mirë, nuk është shumë ftohtë, të skijosh natën të kënaqesh.”,- theksoi një skiator.

“Edhe pse ka pak tollovi, por është shumë mirë.”,- u shpreh një skiator.

Postime të ngjashme

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

Edhe Qyteti i Shkupit ndanë nga 10 mijë denarë shpërblime për zjarrfikësit

Z H

Komuna e Tetovës paralajmëron për stuhi lokale gjatë pasditës

Z H

Mbi 200 raste të reja me covid në Maqedoni

Z H

Ambasadorja amerikane Bërnz për vizitë në Parkun Nacional “Galiçica” në Ohër

Z H

Në gjashtë muajt e parë të vitit eksporti arrin 3,4 miliard dollarë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...