Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Koeman: E arritëm synimin tonë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ndihet i lumtur që skuadra e tij e arriti para kohe synimin për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, pas fitores bindëse 4:0 kundër Dynamo Kyiv të martën.

Pavarësisht mungesës së njeriut kryesor dhe kapitenit Lionel Messi, Barca triumfoi me shumë lehtësi kundër skuadrës ukrainase, falë golave dy golave nga Martin Braithwaite dhe Sergino Dest dhe Antoine Griezmann që shënuan nga një herë, transmeton Gazeta Express.

Kjo fitore bindëse dhe kualifikimi tutje në Evropë do t’ia lehtësojnë presionin Koemanit, pas disa javëve të vështira për klubin katalonas dhe një serie rezultatesh të dobëta në La Liga.

“Ne e arritëm synimin tonë për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirëve”, tha Koeman pas ndeshjes.

“Ekipi shpenzoi shumë energji. Në pjesën e parë na mungoi efektiviteti por e mbizotëruam pjesën e dytë dhe luajtëm mirë”, shtoi ai.

“Mund të jemi të kënaqur me rezultatin. Më pëlqeu paraqitje e ekipit. Djemtë punuam fort dhe bënë presion te kundërshtari”, nënvizoi ai.

Postime të ngjashme

Benjamin Kololli vesh fanellën e Real Soceidadit

Zekirija Haxhiu

Marrëveshja mes Interit dhe Lazios për Lazzarin

Zekirija Haxhiu

Përfundon “Euro 2020” për de Jong

Zekirija Haxhiu

UEFA i bie pishman, tani përkrahë ngjyrat e ylberit

Zekirija Haxhiu

Gianni De Biasi shumë pranë skuadrës së madhe italiane

Zekirija Haxhiu

Mourinho: Portugalia deri më tani ka luajtur me 10 lojtarë, Bruno Fernandes duhet të duket

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...