Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

nga D V

Më herët gjatë javës, menaxheri i Holandës, Ronald Koeman përjashtoi Steven Bergwijn nga ekipi kombëtar për shkak të transferimit në Arabinë Saudite ndërsa ishte ende në mesin e të 20-ave.

Duke folur për mediumin holandez The Telegraaf, Bergwijn tani i është përgjigjur veprimeve dhe komenteve të Koeman me terma të fortë.

“Unë as nuk dua të luaj më për këtë trajner. Nuk do të luaj për dikë që më portretizon si ai në media. Ai mund të më telefononte, të dëgjonte anën time të historisë”, ka thënë fillimisht Bergwijn.

“Si mund të thotë gjëra të tilla pa folur me mua?”, shtoi sulmuesi anësor.

Bergwijn tregoi se përse u transferua në Superligën e Arabisë Saudite.

“Sigurisht që do të përmirësoj gjendjen financiare, nuk do të gënjej. Por, nga ana sportive është gjithashtu interesante”.

“Do të luaj me Benzema, Kante, Fabinho, Diaby, Pereira. Jam i emocionuar që do të bëhem bashkëlojtar i tyre”, përfundoi 26-vjeçari.

Ndryshe, Bergwijn ka nënshkruar për Al Ittihad në Superligën e Arabisë Saudite pas një lëvizjeje nga Ajaxi për rreth 23 milionë euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More