Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Koeman: Messi ka nevojë për shumë më tepër respekt, nuk shoh probleme me Griezmannin

Trajneri i Barcelonës, Ronaldo Koeman ka folur rreth kapiteni të ekipit, Lionel Messi, për të cilin thotë se duhet të ketë shumë më tepër respekt, teksa shtoi se nuk e sheh duke u larguar nga Camp Nou.

Messi u befasua nga një tufë gazetarësh pasi u kthye nga Argjentina në Barcelonë pas pushimit ndërkombëtar dhe iu përgjigj një pyetje provokuese në lidhje me shokun e ekipit Antoine Griezmann.

“Jam lodhur duke qenë gjithnjë problemi i gjithçkaje në këtë klub”, kishte deklaruar Messi i nervozuar.

Komentet dhe rreth Messit dhe situata e krijuar ka bërë që të reagojë edhe trajneri Koeman, i cili u pyet në një konferencë shtypi.

“Ju duhet të respektoni njerëz si Leo shumë më tepër. Është mosrespekt kur e pyesni për Antoine dhe synoni të krijoni polemikë. Unë nuk kam parë ndonjë problem mes të dyve”, ka thënë fillimisht Koeman.

Koeman gjithashtu ka folur edhe për të ardhmen e yllit argjentinas për të cilin thotë se nuk e sheh të largohet nga Camp Nou.

“Jo, nuk e shoh Messin jashtë klubit. Unë nuk do të përgjigjem më pyetjeve në lidhje me këto gjëra”.

“Sipas mendimit tim, e ardhmja e Messit duhet të kalojë nëpër Barça. Askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Angli 0-0 Skoci, notat e lojtarëve: James dhe Mount më të mirët

Dafina Vidishiqi

Mbyllet pa gola ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë

Dafina Vidishiqi

Morata: Nuk është asgjë nëse tifozët më vërshëllejnë, jam më i motivuar se kurrë për Poloninë

Dafina Vidishiqi

Zyrtare: Simonovski nënshkruan me Dritën

Dafina Vidishiqi

Prishtina akomodohet në Tiranë para ndeshjeve të raundit preliminar në LK

Dafina Vidishiqi

Pa gola pas 45 minutave të para në derbin britanik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...