Sport

Koeman publikon listën e lojtarëve të ftuar për El Clasico

Zhurnal Ads

Trajneri Ronald Koeman ka publikuar listën me 23 lojtarë të ftuar për ndeshjen El Clasico të Barcelonës ndaj Real Madridit, ku vërehet rikthimi i mbrojtësit Jordi Alba nga lëndimi.

Barcelona e pret Reali në Camp Nou në El Clasicon e parë të sezonit 2020/21 që zhvillohet të shtunën nga ora 16:00.

Përgatitjet e katalunasve janë kryer tashmë dhe ekipi i Koeman është gati për përballjen e tyre ndaj rivalëve të mëdhenj nga kryeqyteti spanjoll.

Trajneri holandez, Koeman ka publikuar tashmë listën me 23 lojtarë të ftuar, me mbrojtësin Alba që është rikuperuar me kohë për t’u përfshirë në skuadër.

Marc-Andre ter Stegen nuk është ende gati të përfshihet në skuadër pasi i është nënshtruar një operacioni në gju në gusht, megjithëse ai ka filluar stërvitjet në fushat në terrenin e Barcelonës.

Dy lojtarë të tjerë që Koeman nuk i ka në dispozicion janë Matheus Fernandes dhe Samuel Umtiti.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Koeman:

Portierë: Neto, Inaki Pena, Arnau Tenas

Mbrojtësit: Sergino Dest, Sergi Roberto, Gerard Pique, Clement Lenglet, Ronald Araujo, Jordi Alba, Junior Firpo

Mesfushorët: Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Miralem Pjanic, Carles Alena, Riqui Puig, Philippe Coutinho, Pedri

Sulmuesit: Antoine Griezmann, Ansu Fati, Lionel Messi, Martin Braithwaite, Francisco Trincao, Ousmane Dembele

/Telegrafi/

Postime të ngjashme

A e festoi golin Ansu Fati si Cristiano Ronaldo?

admin

Trajneri i Milanit thotë se tani s’është momenti të shikohet renditja në Serie A

admin

Cristiano Ronaldo rrugës për t’i dhënë fund vet-izolimit

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...