Kofod: Maqedonia e Veriut e gatshme për t’i filluar negociatat e anëtarësimit në BE

Shkup, 1 shtator – Danimarka konsideron se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të fillojë me negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se për atë do të bëjmë përpjekje. Shpresoj se më vonë ose më herët këtë vit mund të sjellim vendim të tillë dhe se të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së do të ndalen pas saj, porositi sot në Shkup ministri danez i Punëve të Jashtme Jepe Kofod i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend.

 

Ne, shtoi ai, fuqishëm ndalemi pas Maqedonisë së Veriut dhe i mbështesim reformat që vendi i ndërmerr viteve të fundit, por edhe më parë.

“Konsiderojmë se Maqedonia e Veriut është e gatshme të fillojë me negociatat për anëtarësim dhe ne për atë do të bëjmë përpjekje. Shpresoj se bisedat ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të japin rezultate, por ne jemi të fokusuar mbi integrimin evropian dhe është shumë e rëndësishme të kuptohet se reformat dhe puna në drejtim të integrimit evropian duhet të vazhdojnë. Gjithsesi konsiderojmë se duhet të fillojnë negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut. Për ne është shumë e qartë se jeni të gatshëm për anëtarësim. Shpresoj se më vonë këtë vit ose sa më parë që është e mundur të sjellim vendim dhe shpresoj se të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së duke e përfshirë edhe Bullgarinë do të ndalen pas një vendimi të tillë”, porositi ministri Kodof në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas takimit me homologun e tij ministrin Bujar Osmani.

Temë e takimit të sotëm ndërmjet dy ministrave ishte dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, ndërsa është biseduar edhe për temat aktuale në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë, para se gjithash gjendjet në Afganistan dhe angazhimet e shteteve për ndihmën dhe kujdesin e popullatës civile. Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin në plan ekonomik dhe tregtar dhe mundësinë për përparimin e saj.

Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga rajoni që Kodof e viziton, si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Related posts

Osmani mesazh ambasadorëve të BE-së: Edhe gjatë kryesimit slloven fillimi i negociatave është prioritet kyç

Z H

Zaev: Po të isha tradhtar, nuk do të kishte veto! Ka zgjidhje të pranueshme për të dyja palët

R Zh

Bashkëpunojnë bankat popullore të Maqedonisë dhe Kroacisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com