Kuriozitete

Koha e përkryer për sfidë, austriaku thyen rekordin botëror – qëndron në akull 2 orë e 57 sekonda

Zhurnal Ads

Një rekord i pazakontë botëror është thyer në Austri edhe pse vera dukej si periudha më e mirë për këtë, megjithatë sfida nuk ishte aspak e lehtë.

Jozef Koberl është rekordmeni i ri për qëndrim në akull, ku arriti të rezistojë duke qëndruar në një kuti me akull për plotë dy 2 orë e 57 sekonda, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për më shumë se 200 kilogramë kubëza të akullit që e mbuluan krahët e Korbelit, i cili qëndronte brenda kutisë vetëm me rroba banjo.

Kundër “valës se dhimbjes” që ia shkaktonte të ftohtit, ky burrë thotë se e ka luftuar me mendime pozitive.

“Luftoj kundër dhimbjeve duke imagjinuar gjëra pozitive që më ndihmojnë kundër valës së dhimbjes. Në këtë mënyrë ia dalë gjithmonë”, ka shtuar Koberl.

Shumë njerëz ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër këtë veprim të rrezikshëm, madje Koberl ka thyer rekordin e tij paraprak që e kishte arritur vitin e kaluar.

Postime të ngjashme

Njëzetvjeçari rus i vë flakën Mercedes AMG GT 63 S që kushton 150 mijë dollarë

admin

​Kamera regjistron fotografitë më të mahnitshme të diellit

admin

90 thënie nga thesari i urtësisë kineze

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...