Agjencia Zhurnal.mk

Kohë Pandemie – rastet e dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit

Meqenë se tash e një muaj të gjithë qytetarët janë duke qëndruar të mbyllur në shtëpi, për shkak të pandemisë COVOD-19, numri i rasteve të dhunës në familje edhe është rritur. Për 24 orë në territorin e Kosovës, Policia ka arrestuar dy persona për veprën penale dhunë në familje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, këto raste kanë ndodhur në fshatin Smallushë të Komunës së Lipjanit dhe në rrugën “Bush Sfeqla” në Podujevë, raporton Gazeta Insajderi.

Në fshatin Smallushë, sipas policisë burri ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e saj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa në Podujevë, vëllai ka sulmuar motrën e tij e cila ka marr edhe tretman mjekësor me c’rast i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër K ka informuar se vëllai i saj i dyshuari mashkull K e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh. /Insajderi.com

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...