Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kohë pandemie/ Rusia regjistron mbi 24 mijë raste të reja me COVID-19

Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar një numër rekord të rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së fundit u regjistruan 24.318 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në mbi 2,03 milionë numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus.

Pavarësisht rritjes së përditshme të infeksioneve, rasteve aktive shënuan rënie për të katër ditë me radhë, duke arritur në 453.201. Rusia po ashtu regjistroi 461 vdekje të reja nga COVID-19, duke tejkaluar 35 mijë vdekje që nga shpërthimi i pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu u regjistruan 24.758 pacientë të shëruar nga virusi, ndërsa gjithsej deri më tani janë shëruar mbi 1,55 milionë pacientë. Sa i përket numrit të rasteve të konfirmuara me COVID-19, Rusia renditet e pesta në botë pas SHBA-ve, Indisë, Brazilit dhe Francës.

Postime të ngjashme

Pfizer-Biontech: Nuk ka nevojë të zhvillohet një formulë e re vaksinave

N E

Në Angli nuk është regjistruar asnjë vdekje si pasojë e Kovid-19

N E

Kompania Pfizer ka realizuar fitim prej 1,13 miliard euro në tremujorin e parë të vitit 2021

N E

Kriza politike në Bullgari çoi në zgjedhje të reja legjislative më 11 korrik

N E

Ushtarët francezë me letër të hapur – paralajmërojnë presidentin Macron se “mbijetesa” e Francës është në rrezik

S.B.

Indonezia dënon sulmet izraelite në Xhaminë Al-Aksa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...