Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Koka e trafikut të drogës nga Turqia, i afërt me ‘bosin’ e heroinës Abdulselam Turgut, 65-vjeçari i vrarë në Tiranë po verifikohej për pastrim parash

Behar Sofia konsiderohej si njëshi i trafikut të heroinës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë. Kështu raportoi gazetarja Klodiana Lala për News24 në lidhje me 65-vjeçarin që mbeti i vrarë sot në Tiranë, në një atentat pranë Piramidës.

Mësohet se Sofia me origjinë nga Berati, pronar i disa bizneseve në kryeqytet, është arrestuar në vitin 1998 në Turqi për trafik heroine. Pista kryesore ku po heton policia është ajo e larjes së hesapeve.

“Konsiderohet si një nga njerëzit e afër të Abdulselam Turgut, i arrestuar në Shqipëri për trafik heroine.

Autoritetet shqiptare e shpallën Abdulselam Turgut një vit më parë në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një celule terroriste që do sulmonte muxhahedinët në Shqipëri.

Ka dhe pista të tjera ku po heton Policia e Shtetit për vrasjen e 65-vjeçarit, i cili ishte duke u verifikuar për pastrim parash për shkak të të kaluarës dhe disa bizneseve në Zvicër. Behar Sofia rezulton i skeduar për trafik. Pista kryesore e hetimeve është larja e hesapeve për trafikun e heroinës.
Konsiderohej si një ndër krerët e grupit këtu në Shqipëri. Sa i përket organizatës kriminale, anëtarët ishin shtetas turq”, tha ajo.
Sipas gazetares Lala, autorët i kanë pasur të detajuara dhe kanë qenë të informuar për lëvizjet e 65-vjeçarit Sofia. “Ai kishte disa biznese në fushën e ndërtimit, disa markete dhe biznese të tjera që po kalonin në sitën e SPAK”, tha Lala.

Disa herë bizneseve të tij në Tiranë i është vënë lëndë eksplozive.

Postime të ngjashme

Zbulohen pesë shtetas shqiptarë duke punuar ilegalisht

S.B.

Ministria e Brendshme u deklarua për rastin e të miturës së sulmuar në Veles

S.B.

Aksidentohet një veturë në Kumanovë, humb jetën një person

S.B.

Në Shkup 153 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, 61 për tejkalim të shpejtësisë

S.B.

Rritet numri i rasteve me para të falsikuara

S.B.

‘Dhunonte nënën’, Konflikt brenda familjes, pas sherrit vëllai plagos me thikë vëllain

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...