Koka: Kthimi i vulës është një prej korrigjimit të gabimeve që ka bërë SHBA ndaj PD-së

nga Xh M

Për gazetarin Bledian Koka, rithimi i vulës dhe logos së PD-së aty ku duhej të ishte që në fillim, është një korrigjim i gabimeve që SHBA-ja ka bërë ndaj PD-së.

Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Koka tha se, pas vendimit për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës, u pa se pas dështimit të dorëzimit të provave kundër Sali Berishës, edhe opozita pësoi një goditje të madhe.

Kjo sipas Kokës, ka bërë që SHBA të reflektojë për pozicionin e saj.

‘Edi Rama akuzohet se nuk do të futet në BE sepse nuk do të ketë kontrollin.

Nëse ndodh kjo që hiqet edhe vëmendja e SHBA-së nga Ballkani, kjo është më e rrezikshme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.

Praktikisht me vendimin që u mor në Uashington në 2021 sot nuk duhej të kishte opozitë. Sot me vendimin e 2021, 530 mijë njerëz nuk do të votonin Sali Berishën pa vulë dhe pa logo 1 vit më parë.

Përgjigjet janë që qytetarët janë dhe mundet ta bëjnë ndryshimin.

Barra e provës për të udhëhequr këtë lloj fryme i takon opozitës, ashtu siç e thashë pak më herët me profesionet e lira.

Unë mendoj se me rastin e vulës ka ndodhur një reflektim. Ka gati 1 vit e gjysëm që reflektohet, pas deklaratave që janë bërë. E mbani mend me deklaratat e Yuri Kim se do të hani bar, se do të bëhet opozita më e fortë?

Ndodhi reflektimi se u tha shqiptarëve se me dizenjimin e Sali Berishës ‘non grata’ kjo do ta forcojë opozitën, do ta bëjë më të fortë. U kuptua fare mirë me dështimin së pari të dorëzimit të provave për Sali Berishën, se nuk ishte akuzë e vogël ajo.

Dhe më pas me efektin që ajo shkaktoi në opozitë gati në asgjësimin e saj, dhe SHBA reflektuan për atë që është gabim dhe vula është një prej korrigjimeve që ka ndodhur në qëndrimet e SHBA-së me opozitën, sidomos me PD nga viti i shkuar deri më sot’, tha gazetari Bledian Koka në SYRI TV.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More