Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të udhëhequr nga PD, për shpallur të pavlefshëm rezultatin për zgjedhjet lokale të 4 gushtit në Himarë, ku fitues u shpall Vangjel Tavo i PS.
Në vendimin e Kolegjit Zgjedhor u la në fuqi vlefshmëria e zgjedhjeve.
Kujtojmë se në zgjedhje, Tavo mori 58.62% të votave, kurse rivali i tij, Gjikuria 41.38%.