Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kolevski: Askush nuk ka ndikuar gjatë përzgjedhjes së prokurorëve publikë

Shkup, 22 prill – Zhurnal.mk – Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski tha se personalisht atij askush nuk i ka kryer ndikim lidhur me zgjedhjen e sotme të prokurorëve publikë e as ndonjëri nga anëtarët e Këshillit nuk ka thënë se i është kryer ndikim nga partitë politike.

Ai shprehu kënaqësi pasi seanca e sotme ka kaluar në rend të mirë, por, siç tha, që të kalojë kështu është dashur paraprakisht të sublimohen të dhënat e kandidatëve, gjegjësisht të bëhet shqyrtimi për lëvizjen e tyre në karrierë si prokurorë publikë, për stazhin e tyre dhe për vlerësimet e marra, me qëllim që të gjithë anëtarët e Këshillit të kenë shqyrtim në punën e tyre.

“Fillimisht ishte përgatitur vlerësimi nga prokuroritë e larta publike dhe vlerësimet na janë dorëzuar në janar. Këshilli i kishte dy muaj për ta kryer përgatitjen për këtë seancë dhe ta sjellë vendimin. Kështu që gjatë gjithë kësaj periudhe prej gjashtë ose tetë muaj ngecja nuk ishte tek Këshilli, por duhej të zbatohej procedurë ligjore që të bëhej zgjedhja pasi ligji kërkon të bëhet vlerësim”, deklaroi Kolevski pas seancës së sotme.

Theksoi se qëllimi i tij si kryetar i Këshillit të prokurorëve publikë është të zgjidhen të gjithë kandidatët për të cilët janë paraparë vende në thirrje, gjegjësisht pesë prokurorë publikë në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup dhe pesë në Prokurorinë Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Përkujtoi se Këshilli është i përbërë nga katër anëtarë të cilët i delegon Kuvendi, gjashtë janë nga radha e prokurorëve publikë në prokuroritë publike, ndërsa anëtar me funksion është prokurori publik shtetëror.

“Kështu që nuk është vetëm në duart e prokurorëve publikë sjellja e vendimit por sipas ligjit delegohen edhe njerëz nga anash të cilët nuk janë prokurorë publikë dhe të cilët në mënyrë të barabartë marrin pjesë në zgjedhje”, tha Kolevski.

Nga vet zgjedhja, siç theksoi, mund të shihet se një numër i madh i anëtarëve i kanë dhënë përparësi kandidatëve të cilët kanë stazh më të madh si prokurorë publikë në prokuroritë publike por, siç theksoi Kolevski, vetëm një kandidat nuk ka kaluar pikërisht për shkak të këtij parimi sipas Badinterit, gjegjësisht nuk ka marrë shumicë votash nga bashkësitë të cilat nuk janë shumicë.

Fatime Fetai, Burim Rustemi, Sasho Rajçev, Naum Panovski dhe Snezhana Bundallevska – Georgievska në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë janë zgjedhur prokurorë të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup.

Këshilli për Prokurorë Publikë në Prokurorinë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Shkup i zgjodhi Lile Stefanova, Artan Ajro, Trajçe Pelivanov, Natasha Pop Trajkova dhe Katerina Kolareviqin.

Postime të ngjashme

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

Lazim Destani bën gjestin e madh në kohë pandemie

R Zh

Zëdhënësi i qytetit të Shkupit i reagon opozitës shqiptare: Një punë që shihet, kallauz nuk do

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...