Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kolona të gjata për në Kodrën e Diellit, të gjitha kapacitetet në hotele të mbushura

Tetovë, 2 janar – Kështu dukej rruga që shpie në Kodrën e Diellit. Pritje të gjata, nervozizëm dhe makina që prisheshin nga temperaturat. Kolona e makinave që prisnin ishte e gjatë rreth katër kilometra. Përveç vendasve, në radhët e gjata kishte edhe turistë nga Velesi, Shtipi, Shkupi dhe Kosova.

Makinat lëviznin tepër ngadalë, gjë që krijonte shqetësim tek vozitësit. Ata kërkojnë nga organet kompetente, të bëjnë një vend-parkim në Kodrën e Diellit apo të organizojnë transportin publik.

“Vij nga Kosova. Kjo pritja e vështirë pak, nuk paskan bë asnjë zgjidhje kjo rrugë mund të kalohet për pesë minuta. Ka nevojë atje lartë të bëhet ndoshta ndonjë parking apo diçka, ose të mos lejohet kolona nga poshtë”.

“Nuk e di edhe sa ka rrugë por nëse ka shumë mund edhe të kthehemi. Mund edhe mos na lëshojnë, por çka ndodh lartë, dyndje shumë apo. Duhet të ketë transport publik, mos bëhen kështu rrëmuja makinash”.

Në 9 e 30 kemi dal prej Shtipi, do durojmë se di do shohim. Duhen të ketë parking lartë normal, sepse kjo rrëmujë bëhet vetëm sepse nuk ka parking sa duhet”.

Një pjesë bukur e madhe nuk e duronin dot radhët e gjata dhe të dëshpëruar ktheheshin.

“U kthyem se s`kishte mundësi të shkosh deri atje. U dëshpëruam dhe kthyem sërish. Kjo është politika shqiptare, sa vende ka atje në rajon për të bërë parking, e parking nuk ka! Nuk është gjë e madhe kjo, sa hapësirë ka një parking barem të bëjnë, kjo është turp i madh”.

Ekipi i televizionit Alsat ka kontaktuar edhe me disa pronar të hoteleve në Kodrën e Diellit, nga të cilët morëm përgjigjen se dyndja është e madhe edhe në kapacitetet hotelerike, të cilat rezultojnë të mbushur deri në shtratin e fundit.

Postime të ngjashme

Masa lehtësuese nga 27 prilli në Maqedoni

N E

Faton Ameti: Bashkëpunimi me MSHA në funksion të rregullimit të profileve deficitare

R Zh

Filipçe takohet me kreun e BFI-së, ja çka u morën vesh

R Zh

Ilire Dauti: Kuvendi bllokohet sepse shumica nuk ka numra, jo nga opozita

R Zh

Analizë / Hartë e re për Ballkanin, Maqedonia do të shndërrohej në teatrin më të përgjakshëm të tragjedisë së re të njohur si “ZGJIDHJA”!

R Zh

LSDM: Apasiev është luftëtar i rrejshëm për të drejtat e punëtorëve

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...