Agjencia Zhurnal.mk

Kolorado/ Sulm në shkollë, 1 adoleshent humb jetën dhe 7 të tjerë plagosen

Një adoleshent është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi dy nxënës hapën zjarr në një shkollë amerikane.

Sulmi ndodhi në shkollën Stem, në Highland Ranch, afër Denverit, Kolorado. Autorët tani janë arrestuar.

Highlands Ranch ndodhet vetëm tetë km larg nga gjimnazi Columbine, vendi ku u krye një nga masakrat më të mëdha në një shkollë amerikane, 20 vjet më parë.

Pak përpara orës 14.00 sipas orës lokale, autorët hynë në shkollë, dhe qëlluan mbi nxënësit, në dy vende të ndryshme.

Shkolla u mbyll dhe u izolua ndërsa policia kontrollonte vendin e ngjarjes.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...